Nis protesta para Kuvendit, mijëra qytetarë i bashkohen artistëve për mbrojtjen e Teatrit (Foto)

Para palrlamentit ka nisur protesta e qytetarëve kundër projektligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe që pritet të miratohet nga mazhoranca.
Në një prononcim për mediat, regjizori Robert Budina u shpreh se protesta do të jetë paqësore, dhe se artistët edhe në rast se do të kalohet projektligji, do të vijojnë deri në fund rezistencën e tyre.
“Do bëjmë punën tonë paqësore, do vijojmë protestën edhe nëse projektligji kalon sot në Kuvend. Demokracia është e brishtë, dhe ne do jemi në Teatrin Kombëtar, të ndodhë çfarë të ndodhë”, u shpreh Budina.
Protestës pritet që t’i bashkohen sot dhe deputetët e opozitës, ku vetë kreu i PD-së Lulzim Basha shprehu dje mbështetjen për artistët.

Policia përplaset me një protestues
Artistët dhe qytetarët po protestojnë ditën e sotme në ambientet e jashtme të Kuvendit, kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë që një incident ka ndodhur midis një protestuesi dhe policisë, pasi qytetari nuk është lejuar që të lidhi biçikletën në një shtyllë.
Siç duket dhe nga këto pamje të siguruar nga faxweb.al policia po kronfrotohet me qytetarin, i cili po tenton të sigurojë mjetin e tij.

1 2

auto 22221530778479