Monstra e Mafies shkatërron stadiumin dhe rrëzon edhe projektin që ishte miratuar!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për tjetërsimin e planit të ndërtimit të stadiumit me kullë.
Në një postim në Facebook Berisha shkruan: Monstrat e Mafies!
“Te dashur miq, kulla Kristaq Rama, pasi perzuri Sheratonin nga Shqiperia, tani po ha te gjithe anen e tribunes se Arenes Kombetare duke e shnderruar ate ne Arenen e Mafies Kombetare!
Ne foton majtas keni maketin e projektit te miratuar per Arenen Kombetare ndersa ne foton tjeter djathtas punimet e zbatimit te projektit te Arenes se Mafies Kombetare, ne te cilat Kulla e familjes mafioze Rama, qe mban emrin e xhelatit te diktatures Kristaq Rama, ka zhdukur nje ane te tere te Arenes, ate me te rendesishme te saj.
Tani Tirana do kete nje stadium te shnderruar ne oborr te Kulles se familjes mafioze Rama! sb
Ja cili ishte projekti qe Edvin Kristaq Rama paraqiti para shqiptareve per Arenen Kombetare, te cilen e shnderroi ne Arenen e mafies se tij familjare duke i hequr nje ane te tere asaj dhe shnderruar ate ne oborrin e Kulles qe do ti vendose emrin xhelatit te diktatures Kristaq Rama!”, shkruan Berisha.

A do bëj burg Erion Veliaj për Ramën?
Pak ditë më parë Erion Veliaj për të krijuar alibinë e nevojës së shembjes së teatrit kombëtar, mori disa artistë të paguar për të vizituar ‘Arenën Kombëtareë me punime e sipër.
‘Ne i mbajmë premtimet’, tha Veliaj, duke marrë përsipër idenë dhe zbatimin e PPP-së për ish-stadiumin kombëtar. Por shikoni se çfarë prezantoi Edi Rama ditën e marrëveshjes me privatin kur i dhuroi token për të bërë ‘Arenën Kombëtare’ me një kullë anash, dhe shikoni se si është ndryshuar projekti i prezantuar në fillim. Kulla ishte në një cep ngjitur me stadiumin në maketin prezantues.
Ndërsa në terren sot shikon me trishtim që kulla është jo në cep anash, por mu me mes të stadiumit duke zhdukur krejtësisht një anë të stadiumit dhe gjithë sheshin ‘Italia’.
Rama prezantoi një stadium me një kullë diku anash saj, Veliaj inspektoi me disa artistë të blerë një kullë me një ministadium diku në cep të saj.
Provat janë të qarta, publike, filmike.
A po rrezikon Erion Veliaj burgun për Edi Ramën? A është ky rasti që prokuroria të hetoj për mashtrimin me zë, figurë, video dhe maket 3D?
Ajo kullë duhet rrafshuar se na kanë mashtruar me pronën tonë, pronën e çdo qytetari shqiptar.
Ndërkohë kanë nisur të justifikohen se është si stadiumi i Bratislavës, që është pjesë e BE-s, por shikojeni si e ka Bratislava stadiumin.
/Syri.net/

Ja cili ishte projekti qe Edvin Kristaq Rama paraqiti para shqiptareve per Arenen Kombetare, te cilen e shnderroi ne Arenen e mafies se tij familjare duke i hequr nje ane te tere asaj dhe shnderruar ate ne oborrin e Kulles qe do ti vendose emrin xhelatit te diktatures Kristaq Rama! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 3. Juli 2018