Media belge: Kush fshihet në Shqipëri pas 3.4milionë eurove?

Media Belge “La Dernier Heure” është ndalur së fundi në një shkrim të sajin në çështjen e makinave Toyota Yaris që u kapën pak javë më parë në portin e Durrësit.
Media vendos theksin te mungesa e hetimeve për këtë ngjarje, dhe shton se paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë.
SHKRIMI I PLOTË:
(Drogë, prostitucion, bingo : paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë)
Kemi marrë vesh që me dt 24 Qershor të këtij viti, një operacion i Interpolit Itali ka përfunduar me ndaljen, nga doganat shqiptare, në portin e Durrësit të dy makinave.
Këta makina ishin pjesë të një ngarkimi të 9 mjeteve transporti – 7 Toyota Yaris, 1 Opel dhe 1 Alfa Romeo – të transportuar nga Belgjika me kamion dhe të vendosura në një anije në Bari.
Mediat shqiptare (Ora News, Shqiptarja.com, Standard, Tema, Syri, …) përhapën lajmin se kontrollimi i dy Toyota-ve Yaris ka bërë të mundur zbulimin e disa thasëve të cilët, në total, përmbanin rreth 3.4 million euro kesh.

Saktësisht:3.470 milion në bileta të 20,50 dhe 100 euroshe.
Asnjë fallco, dhe gjithnjë sipas mediave, të holla që rrjedhin nga aktivitete kriminale.
Shoferi i kamionit Renault është arrestuar. Organet e hetuesisë e gjetën biznesmenin që ka porositur makinat, njëfarë A.M.
Etapa tjetër synonte të demaskohet dërguesi i makinave nga Belgjika. Sepse mediat treguan që :-Dërguesi ndodhet në Belgjikë.
Ndërsa një tjetër media :-…prej Belgjike.
Për kolegët tanë shqiptarë, do ishte iluzion të mendohet që kjo ardhje e parave të pista mund të jetë një çështje e izoluar.
Dhe të gjithë ata që e pyesnin veten se si mjedisi kriminal (drogë, gra, bingo) ia dilte për ta tejkaluar kontrollin bankar dhe ligjet e pastrimit të parave, e gjejnë shpjegimin tek çështja e Toyota-ve të portit të Durrësit.
Por pse doganierët të informuar nga Interpoli Romë e kanë kontrolluar këtë ngarkesë ?
Sepse e kishin shumë të vështirë të vepronin ndryshe.

Në të vërtetë, 3 ditë më herët, kryetari i Partisë Demokratike, në opozitë, paralajmëroi haptazi në Parlament që shqiptarët do të mësojnë së shpejti se pse një deputet i caktuar mungonte në Parlament dhe gjendej jashtë shtetit.
Guxoi të afirmoj në tribunë se ky politikan takonte në Gjermani mafioza të shqetësuar për riatdhesimin e parave të tyre të pista.
Çdokush e ka bërë lidhjen tri ditë më vonë dhe e ka kuptuar çfarë donte të thoshte Lulzim Basha.
Madje, ky i fundit e saktësoi, në Voice of America, që ka përfituar informata të transmetuara nga shërbime të sigurimit të vendeve partnere.
Sa për deputetin që Basha akuzonte, ai është një politikan i njohur, i ngarkuar me çeshtjet e Integrimit Europian.
Mediat kanë folur tri ditë për çështjen e 3.4 miljon euro.
Prej asaj kohe, heshtje e thellë për sa i përket vazhdimit të hetimit. Ashtu si është heshtje e thellë në Belgjikë.
Nuk ka qenë e mundur të mësojmë nëse një hetim është hapur tek ne dhe a është në vazhdim e sipër.