Mbro Teatrin/ Adi Krasta i bashkohet protestës së artistëve, ja mesazhi për Ramën

Protestës së artistëve për të mbrojtur Teatrin Kombëtar gjatë ditës së sotme i janë bashkuar mjaft figura të njohura si dhe dhjetëra qytetarë shqiptarë me profesione të ndryshme.
Një prej tyre ishte dhe gazetari i mirënjohur Adi Krasta, i cili firmosi dhe peticionin ‘Mbro Teatrin’.
Krasta në fjalën e tij deklaroi se kompleksi ‘Skënderbeg’ duhet të qëndronte ashtu siç është.
Krasta u shpreh se mbrojtja e Teatrit Kombëtar është shumë e rëndësishme, ndërsa për rëndësinë e godinës që kryeministri e nënçmoi, Krasta kujtoi se duhet lexuar shkrimi i Aurel Plasarit, por jo vetëm, për të kuptuar rëndësinë e kësaj godine.
Ai shtoi se obsesioni për të shkatërruar gjithçka dëshmon për një nivel të ulët intelektual. Ai u sygjeroi dhe një këshillë që Ramës duhet t’ja jepnin këshilltarët e tij.
“Fillimisht dua të them se edhe pse nuk jam aktor, do kisha qenë i dobët…kam intervistuar aktorë gjithë jetën time dhe kam kuptuar tek ata se sa e rëndësishme ka qenë jo vetëm teatri por edhe gjërat më të vogla të lidhura me teatrin.

Të thuash pë kertë kompleks është e vjetër dhe duhet shembur minimalisht është të jesh i pashkolluar, i palexuar, mjafton të lexosh Aurel Plasarin për të kuptuar rëndësinë e saj.
Ne kërkojmë që ky kompleks të mos prishet se është i jashtëzakonshëm po ra ky dhe të ndërtohen disa kulla, po ra galeria dhe të ndërtohen disa kulla, nëse në mes të muzeut mbin një kullë, nëse tek ‘Stadiumi Dinamo’ mbin një kullë, nëse të gjithë këtë u janë premtuar firmave do ta sjellin Tiranën që nuk e njohim, kjo është Tiranë ku vetëm hahet bukë, flihet gjumë dhe asgjë tjetër.
Sot kjo lëvizje është e jashtëzakonshme, ky është fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund.
Ca këshilltarë të mençur duhet t’i thonë kryeministrit se është mençuri dhe shtetari të kuptosh ndjenjat e njerëzve, pastaj obsesioni për të shkatërruar gjithçka, për të shkatërruar dhe për t’i shndërruar në kulla pa shpirt, tregon një nivel të ulët intelektual, ndaj jo të shpëtojmë Teatrin, jo të shpëtojmë ndërtesën por kompleksi ‘Skënderbeg’ të qëndrojë kështu siç është”, tha Adi Krasta.

adi krasta