Maskat sulmojnë me armë dhe grabisin 62-vjeçarin në Shkodër

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë shkuar për të grabitur shtetasin Agron Veseli, 62 vjeç në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali”.
Sipas roportimeve grabitësit pasi hynë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë 62-vjeçarin dhe i kanë kërkuar paratë duke e kërcënura se do ta vrisnin. Pas një njoftimi nga komshinjtë, policia ka mbërritur në vendngjarje.
Pas një përleshjeje fizike me policinë, u arrestuan:
Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër,
Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër,
62-vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës Posaçme Shqiponja të D. V. P. dhe FNSH në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër,
Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër,
Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuatruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.