Mashtrimi i arkitektit të Ramës, Basha e paralajmëron

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar arkitektin danez të projektit të Teatrit, Bjarke Ingels se do trajtohet si non-grata në Shqipëri.
Në një postim në Tëitter, Basha shkruan se, arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë për interesat narkomafioze të Edi Ramës.
“Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruan Basha në Tëitter. Kreu i opozitës ka shpërndarë një artikull në anglisht të exit.al, të cilët kanë verifikuar deklaratat e arkitektit danez mbi shembjen e teatrit kombëtar në Tiranë. Sipas investigimit, kompania e Bjarke ka gënjyer kur thotë se ka fituar konkurs për teatrin në Tiranë dhe nuk iu është përgjigjur gazetarëve. E njëjta gjë edhe me bashkinë e Tiranës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi procedurat për projektin e teatrit të ri. Investigimi zbulon se projekti është bërë për kompaninë Fusha. sh.p.k dhe jo për Bashkinë e Tiranës apo për qeverinë shqiptare, duke mos pasur asnjë referencë masterplani për këtë zonë të qendrës së mbrojtur të Tiranës.