LSI, votë kundër për shembjen e Teatrit: Antiligji është ulur këmbëkryq në Kryeministri

LSI do të votojë “Kundër” projektligjit për shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave në truallin e tij. Gjatë një conference për shtyp, kyetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, tha se LSI do ta shprehë këtë në parlament dhe në protestat që do të mbahen para Teatrit, pasi kështu u vendos në mbledhjen e Grupit.
Vasili tha pa mediave se, “Grupi parlament i LSI mori në shqyrtim momentet politike më të rëndësishme ditët e fundit dhe shqyrtoi edhe vendimarrjet e tij politike lidhur me seancën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Fatkeqësisht, seanca e ardhshme zhvillohet menjëherë pas një dështimi të jashtëzakonshëm siç ai i mos hapjes së negociatave.
Në vend që të kishte një reflektim të thellë për mënyrat arrogante dhe korruptive të një qeverisjeje të kriminalizuar, përkundrazi, tha ai, kemi një akt tjetër shembullor të një pacipësie pa fund, që lidhet me grabitjen në mes të ditës të pronës shtetërore dhe dhunimit të boshtit kulturor shqiptar: është pikërisht ligji për Teatrin, ligj që paraprakisht po informojmë opinionin publik se Grupi parlamentar i LSI do ta votojë tërësisht kundër dhe ky është vendim unanim i Grupit, shumë i motivuar. Lidhur me të mund të thuhet se më në Shqiëpri nuk mbizotëron shteti i së drejtës, por antiligji që është ulur këmbëkryq në Kryeministrinë e vendit dhe udhëhiqet nga kryeministri i vendit. Ky ligj është ditë e zezë për Shqipërinë”, theksoi Vasili.
Të enjten në Kuvend, qeveria ka futur për votim, projektvendim “për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt: “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”.