Krasta bashkohet me protestën për Teatrin, thirrje qytetarëve: Marrëzia duhet ndalur

Ndërkohë që në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka kaluar projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, vijon protesta e artistëve dhe qytetarëve në mbojtje të godinës.
Protestueve sot u është bashkuar edhe Adi Krasta. Ai në fjalën e tij deklaroi se kompleksi ‘Skënderbeg’ duhet të qëndronte ashtu siç është.
Krasta u shpreh se mbrojtja e Teatrit Kombëtar është shumë e rëndësishme, ndërsa për rëndësinë e godinës që kryeministri e nënçmoi, ai kujtoi se duhet lexuar shkrimi i Aurel Plasarit, por jo vetëm, për të kuptuar rëndësinë e kësaj godine.
Moderatori ‘këshilloi’ Ramën se është mençuri të tërhiqet.
Ai shtoi se obsesioni për të shkatërruar gjithçka dëshmon për një nivel të ulët intelektual duke sugjeruar dhe një këshillë që Ramës duhet t’ja jepnin njerëzit rreth tij.
“Fillimisht dua të them se edhe pse nuk jam aktor, do kisha qenë i dobët…kam intervistuar aktorë gjithë jetën time dhe kam
kuptuar tek ata se sa e rëndësishme ka qenë jo vetëm teatri por edhe gjërat më të vogla të lidhura me teatrin.
Të thuash pë kertë kompleks është e vjetër dhe duhet shembur minimalisht është të jesh i pashkolluar, i palexuar, mjafton të lexosh Aurel Plasarin për të kuptuar rëndësinë e saj.
Ne kërkojmë që ky kompleks të mos prishet se është i jashtëzakonshëm po ra ky dhe të ndërtohen disa kulla, po ra galeria dhe të ndërtohen disa kulla, nëse në mes të muzeut mbin një kullë, nëse tek ‘Stadiumi Dinamo’ mbin një kullë, nëse të gjithë këtë u janë premtuar firmave do ta sjellin Tiranën që nuk e njohim, kjo është Tiranë ku vetëm hahet bukë, flihet gjumë dhe asgjë tjetër.

Sot kjo lëvizje është e jashtëzakonshme, ky është fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund.
Gazetari i njohur Adi Krasta është një nga personazhet publike jo vetëm kundër prishjes së Teatrit por mosprekjes së gjithë kompleksit Skënderbeg, ku është i vendosur dhe Teatri Kombëtar. Ai ka qenë sot në protestën e artistëve, ku i kërkoi kryeministrit të tërhiqet nga ideja e prishjes së Teatrit.
Krasta deklaroi se nëse marrëzia shkon deri në fund dhe Teatri prishet, mund të jetë fillimi i rënies së madhe. Ai pati një sugjerim edhe për këshilltarët e kryeministrit.
“Unë nuk jam një aktor. Do kisha qenë i dobët si shumë të tjerë që nuk e duan teatrin për fat të keq. Kam intervistuar aktorë pothuajse gjatë gjithë jetës sime në radio e televizion dhe kam kuptuar nga ata se sa shumë dhe sa i rëndësishëm ka qenë jo vetëm teatri por çdo gjë që lidhet me teatrin.
Gjëra të vogla, të parëndësishme në dukje, gjëra për të cilat është me cinizëm janë bërë shakara…kanë qenë shumë të rëndësishme për to. Çfarë kuptoj unë?!
Unë kuptoj që është e pasinqertë në thonjëza drama për të shpëtuar teatrin nga ana e qeveritarëve. Minimalisht është e pasinqertë, maksimalisht është shumë e dyshimtë. Pse? Sepse të thuash për këtë kompleks, ndërtesa e teatrit të vjetër dhe që duhet shembur është minimalisht të jesh i palexuar, i pashkolluar, i pavëmendshëm për detajet e rëndësishme.
Mjafton të lexosh Aurel Plasarin në shkrimin e fundit për historikun e teatrit, mjafton të lexosh shkrimin e arkitektit Raça, reagimin e arkitektëve, shumë njerëz si ju, si ne që qëndrojnë këtu pa asnjë qëllim të nëndheshëm konspirativ.

Çfarë kërkojmë ne: që ky kompleks i ashtuquajturi kompleksi Skënderbeg të mos prishet sepse është i jashtëzakonshëm. D.m.th po ra ky kompleks dhe këtu të ndërtohen disa kulla, po të bjerë galeria dhe të ndërtohen ngjitur një ose dy kulla, në qoftë se në mes të Muzeut Kombëtar mbin një kullë, dhe në qoftë se mbrapa stadiumit ‘Dinamo’, tek fusha e zezë ndërtohen kulla, të gjitha këto u janë premtuar atyre që kanë bërë projektet, firmave ndërtuese kjo do të sjellë që Tiranën të mos ta njohim siç është realisht. Kjo është Tirana që ka ndryshuar katërcipërisht, duke mos u bërë e bukur. Sot kjo lëvizje është e jashtëzakonshme. Në skenarin më të keq marrëzia do ta shkatërrojë këtë ambient dhe ne do mërzitemi shumë. Unë dyshoj shumë që ky mund të jetë fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund. Kam një dyshim se nuk mund të ketë arrogancë të pandëshkueshme. Nuk mund të ketë pandjeshmëri të pandëshkueshme. Nuk mundet të ketë injorancë të pandëshkueshme. Nuk do duhet të kishte. Kështu që ca këshilltarë të mençur do të duhet t’i thonë kryeministrit që është mençuri të tërhiqet, është shtetari. Të dish, të kuptosh ndjeshmërinë e njerëzve”, tha Krasta.
Duke vijuar më tej arsyetimin e tij, Krasta tha se ‘obsesioni, ngulmimi me çdo kusht duke folur hajvanllëqe që nuk qëndrojnë, obsesioni për të shkatërruar ato që janë të rëndësishme në një qytet dhe për t’i transformuar ato në kulla pa shpirt, për hir të së vërtetës edhe pa lezet, ky obsesion tregon nivel të ulët intelektual, tregon deviacion shpirtëror dhe psikologjik, një pakënaqje të tmerrshme dhe tregon gjithashtu që nuk kupton realitetet e jetës së përditshme’.
“Ndaj jo ‘rroftë teatri’, jo ‘të shpëtojmë ndërtesat’ por Kompleksi Skënderbeg të qëndrojë ekzaktësisht kështu dhe vazhdimisht dhe në mënyrë të prerë”, theksoi Krasta.