Juventus shet të gjitha biletat sezonale të stadiumit

Juventus ka shpallur se nuk i ka mbetur asnjë biletë sezonale për sezonin 2018/19.
Gjatë një deklarate për shtyp, faqja e Juve-s konfirmon se 29,300 bileta, 4,000 prej të cilave premium, janë shitur për sezonin e ri.
95% e tyre janë rinovime nga sezoni i kaluar, me pjesën e mbetur të pjesëtarëve të klubit të tifozëve që ka marrë 5%, çka do të thotë se nuk ka mbetur asnjë biletë.
CalcioNews24 shton se Bardhezinjtë kanë fituar më shumë se 30 milionë euro nga shitjet, megjithëse çmimet janë rritur 30%.
Kjo vjen tre ditë pasi Cristiano Ronaldo u prezantua si lojtari më i ri i Zonjës së Vjetër.
Ndërkohë, Stefano Sturaro është gjithnjë e më pranë largimit nga Juventus.
Mesfushori bardhezi, sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, i pëlqen plot pesë klubeve në Angli. Krahas West Ham, që është interesuar prej kohësh, ai ka pasur kontakte edhe me Wolverhampton, Leicester, Crystal Palace dhe Newcastle.
Juventus ka caktuar çmimin për ish-mesfushorin e Genoa, i cili nuk do të largohet pa u derdhur të paktën 20 milionë euro në arkat e “Zonjës së Vjetër”.