Ish-Presidenti: Projektligji për Teatrin aferë e pastër korruptive, Shqipëria drejt ricopëtimit

Ish-Presidenti Bujar Nishani e cilësoi projektligjin për Teatrin një aferë të pastër korruptive. I ftuar në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço në “Gsh.al”, ish-kreu i shtetit thotë se kjo situatë po përdoret për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, ndërsa nën rrogoz po luhet një skenar i frikshëm, siç është ai i ricoptimit të Shqipërisë, në favor të Greqisë.
Nishani: Është një aferë korruptive, dhe të gjitha shkeljet që i bëhen këtyre dimensioneve janë në funksion të saj. Sigurisht ka dhe mendime të mbrapshta, për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga vendime të mëdha…si përgatitja e një copëtimi të ri në Jug.
Gazetarja: E keni fjalën për marrëveshjen me Greqinë?
Nishani: Për aq sa është njoftuar nga mediat greke, po i falet pjesë e nëndetit, dhe për koicidnencë kjo pjesë e detit ka pasuri të konsiderueshme. Ky do të jetë jo thjesht një skandal, por do të cojë në lindjen e një konflikti të ri.
Ish-numri një i shtetit nuk i përgjigjet Veliajt për akuzat e ribëra për Parkun, por i kujton që e ktheu Bulevardin para Presidencës në skenë muzikore.
“Kishte sjellje të shëmtuara. Imagjinoni në një kryeqytet të Europës, ku kryetari i Bashkisë të vendosë neë mes të ditës, përpara zyrës së Presidentit gjatë orëve të puneës së Presidentit, bokset e muzikës metalike dhe të lancojë muzikë me orë të tëra. Kjo është e paimagjinueshme, por ja që ka ndodhur, por ky është standarti. Ndaj nuk merrem me replika dhe diskurse individuale”, tha Nishani.