Ikin Lu e Vlahutin, Pollo: “Ka ambasadorë njerëz të mirë, që gënjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse”…

Deputeti demokrat Genc Pollo, ka reaguar pas debateve të fundit mbi qëndrimet e ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai sjell një shprehje të Henry Wotton, në fillim të shekullit të 17-të, i cili ka thënë se: “Ambasadorët janë njerëz të mirë, të dërguar për të gënjyer për llogari të qeverive të tyre”. Por sipas tij, kryeministri Rama e ka ndryshuar këtë shprehje në: “Ambasadorët janë njerëz të mirë që gënjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse”. Më vonë gjatë ditës do të zhvillohet një festë lamtumire e ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Zyra e deputetit demokrat konfirmoi se kishte refuzuar me mirësjellje ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e largimit nga Shqipëria të dy ambasadorëve. Lu dhe Vlahutin. Kjo braktisje është një reagim politik ndaj qëndrimeve të njëanshme që këta dy ambasadorë kanë mbajtur në Shqipëri duke inkurajuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuiar duke heshtur për mbjelljen e vendit me kanabis.
ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin dhe ai i SHBA-ve Donald Lu, kanë organizuar një pritje ‘lamtumire’.
Pritja është parashikuar të nisë në orën 20:00 në rezidencën e BE. Burime thanë se në këtë mbrëmje janë ftuar përfaqësuesit më të lartë të partive politike dhe qeverisë.
Ndërkohë, nga ana tjetër Kuvendi vijon seancën plenare, ku në qendër të diskutimit është projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë Ndërkohë që ftesa u ka shkuar edhe deputetëve shqiptarë, kryeministrit Rama, presidentit Meta, kreut të opozitës Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryedmadhi, por nuk dihet ende nëse këta do të shkojnë apo jo.që diskutimet të vazhdojnë deri në mesnatë.
Kujtojmë se dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar pas mandatin 3-vjeçar Donald Lu.