Aurora Peleshi kërcënon të rinjtë e Malësisë në emër të Ramës: Hani mut, do ju fusim në burg

Aurora Peleshi është përfshirë në një debat të ashpër me të rinjtë e Malësisë së Madhe të cilët kanë faqen e tyre “Kelmendi Sot”. Shkaku ka qenë një aktivitet artistik që zhvillohet në këtë zonë i quajtur Logu i Bjeshkëve. Aktiviteti është zhvilluar gjithmonë nga zona e Kelmendit ku ftohen miq të zonës dhe kthehet në një aktivitet turistik që është kthyer në traditë.
Këtë vit, pushteti duket se e ka rrëmbyer këtë aktivitet në bashkëpunim me bashkinë e Malësisë së Madhe për qëllime politike dhe perfitim fondesh. Kjo nuk i ka pëlyer të rinjve të Kelmendit, të cilët nuk kanë dashur ta politizojnë këtë aktivitet festiv të tyrin. Sipas njoftimeve, aktiviteti do të zhvillohet me 12 Gusht.
Të rinjtë kanë protestuar në faqen e tyre kundër privatizmit të këtij aktiviteti nga bashkia e Malësisë së Madhe. Protesta e tyre ka sjellë reagimin zyrtar të qeverisë sikurse pohon vajza e ministrit të Bujqësisë duke i mbyllur faqen në facebook.
Pas këtij bllokimi kanë ardhur edhe debate në mesazhe mes të rinjve të zonës së Kelmendit dhe Aurora Peleshit, e cila nuk kursehet në fjalor.
Ajo thotë se flet në emër të Kryeministrit dhe se do t’i fusë në burg të rinjtë që protestojnë kur thonë se banorët e zonës nuk kanë bukë apo se nuk kanë rrugë të shtruara. Ne faqen e saj ne facebook ajo poston edhe daten kur do te mbahet aktiviteti, pra me 12 Gusht.
Pastaj Aurora Peleshi thotë se qeveria kontrollon të gjitha faqet në rrjetet sociale dhe i mbyll ato kur do. Në debat të rinjtë nuk tërhiqen nga presioni i vajzës që prezantohet se flet në emër të Kryeministrit dhe kur të rinjtë i thonë se nuk i tremben qeverisë, ajo ja kthen me fjalët; “hani mut”.