Disa shqiptarë viktima të zjarreve në Athinë

Deri më tani dyshohet për 5 shqiptarë në 56 të vdekur gjithsej nga ngjarja tragjike e zjarreve. Zjarri shkatërrimtar që ka pushtuar zonën e Athinës duket se ka lënë pasoja të rënda edhe për shqiptarët.
Nga njoftime të tjera jo zyrtare mësohet se 3 shtëpi shqiptarësh janë shkrumbuar nga zjarri.
Ende nuk dihet zyrtarisht nëse trupi i gjetur në një makinë të shkrumbuar është i një shqiptari nga Tepelena ndërkohë që nga dëshmitë e shumta që vijnë nga Greqia ekziston frika se mund të ketë viktima të tjera pasi numri i të zhdukurve është akoma i lartë. Ndërkohë që ka dyshime edhe për 2 fëmijë shqiptarë të vdekur.
Ka njoftime se në restorantin ku vdiqën nga zjarri 26 persona ka patur shqiptarë të punësuar.
Nga dëshmitë e raportuara shqiptarët kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, pasi kanë qenë njohës të mirë të zonës, duke qënë se jetojnë aty edhe në dimër, dhe kjo i ka ndihmuar që të largohen përmes rrugicave dhe të dalin më shpejt në det.
“Në fakt në zonën e zjarreve ka pasur shumë shqiptarë të cilët punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Kemi informacion se 13 shqiptarë janë lënduar nga flakët. Kam folur me shumë prej tyre. Flitet edhe për një djalë nga Tepelena që dyshohet se është djegur në makinën e tij, por nuk e dimë 100% të saktë”, u shpreh për mediat emigranti Mondi Sinaj.
“Zjarret kanë rënë kudo në Athinë në të gjitha anët. Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen, është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy. Ato që hoqëm nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar. Është diçka e tmerrshme. Unë isha në shtëpi dhe u interesova për njerëzit që njihja. Zjarri ishte me shpejtësi për shkak të erës”, është shprehur ai.

Shqiptari rrëfen tmerrin: Si i’u largova në kohë flakëve bashkë me gruan e djalin
Një dëshmitar shqiptar ka rrëfyer momentet e tmerrit pas flakëve që përfshinë periferinë e Athinës mbrëmjen e djeshme. Në një lidhje telefonike me News24, Bledi Stathi, banues në Rafina të Athinës tregoi se një pjesë e shtëpisë së tij ishte shkrumbuar tërësisht.
Ai madje tregoi edhe se si arriti të largohej në kohë nga vendi i ngjarjes sëbashku me familjen e tij.
“Gruaja më mori në telefon se unë isha në punë, dhe më tha që po digjej shtëpia përballë. Morëm djalin dhe ikëm, se nuk mundën të shpëtonim asgjë nga shtëpia. Shtëpia na u dogj, si u dogjën dhe shumë shtëpi të tjera, shqiptarësh e grekësh, tani është stabilizuar gjendja,” tha ai.Të paktën 60 persona është numri i personave që janë gjetur të pajetë nga zjarri që ka përshirë periferinë e Athinës, e fatkeqësisht dyshohet se 4 prej tyre janë shqiptarë.
Fatkeqësisht numri i viktimave pritet që të shtohet, pasi pushteti i flakëve është ende i madh dhe ka shumë zona në të cilën zjarrfikësit ende nuk kanë mundur të hyjnë. Vetëm pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa të pajetë, e 10 të tjerë u gjetën bashkë në një zonë tjetër. Shumica e të plagosurve, 162 deri më tani, që janë shtruar në spital rezultojnë të kenë djegie në trup dhe probleme me frymëmarrjen.
Në spital kanë mbërritur edhe disa shtetas shqiptarë për të marrë ndihmën e nevojshme. “Na u mbush shtëpia me tym, nuk po merrnim dot frymë”, ka deklaruar një çift shqiptar.

1 9

3 6