Denoncimi i studentëve: 300 diploma të bachelor janë fallso!

Një skandal i përmasave të mëdha duket se ka përfshirë Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një studenti i cili shkruan se vetëm pas 5 vitesh studimi kanë mësuar në përfundim të masterit se diplomat e tyre bachelor janë fallso!
Bëhet fjalë për 300 studentë të rregjistruar në vitin 2013 të cilët e kanë këtë problem.
Sipas studentit kjo është bërë për “mbulimin e poshtërsive të tyre ndër vite në shitjen e diplomave fallso”.
Ish-Kryeminsitri Berisha e ka cilësuar këtë ngjarje si qëndrim cinik dhe të papërgjegjshëm të Ministres së Arsimit Lindita Nikolla ndaj studentëve.
Postimi i Berishës në Facebook
“Qendrim cinik dhe i papergjegjshem i ndrikull Nikolles ndaj studenteve!
Lexoni mesazhin e studentit dixhital. sb
“Pershendetje i nderuar!
Dua te denoncoj nje poshtersi dhe krim qe behet ne universitetin Luigi Gurakuqi Shkoder.
Pavaresisht 5 viteve te tmerrshme ne ate institucion ku kemi duruar cdo lloj grabitqari te degjeneruar qe vetem leke kerkojn nga te gjithe studentet, ne perfundim te masterit marrim vesh qe diplomat tona te bachelorit jan fallso.
Behet fjale per 300 studente te regjistruar ne vitin 2013 qe e kane kte problem.
Justifikimi eshte gabimi i sekretares ne numrat e matrikullimit, por fakti qendron ne mbulimin e poshtersive te tyre nder vite ne shitjen e diplomave fallso.
Ne e marrim vesh nje gje te tille pas 5 vitesh , dhe nuk kan bere asnje tentative per ta korrigjuar. I bie qe mundi jone dhe sakrifica e prindve tone qe me borxhe na e kane paguar shkollen, shkoi kot.
Ju lutem denoncojeni kete krim qe po bejne me ne.
Anonim ju lutem!!!
Ministria e arsimit e di kete gje sipas informatave dhe nuk kane marre asnje mase”.