Debati për ligjin e Teatrit, Rama përze Majkon nga Parlamenti

Në sallën e Kuvendit gjatë një debati të tensionuar mes palëve për Projektligjin e Teatrit ka patur përplasje edhe mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Kryeministrit socialist, Pandeli Majko.
Burime të Politiko.al nga salla e Kuvendit bëjnë me dije se Rama i tha Majkos, ‘nëse nuk do të votosh, ik në shtëpi. Mos më bëj numra mua”.
Majko doli i nervozuar nga salla dhe nuk mori pjesë në votim duke u bërë i vetmi deputet socialist që nuk pranoi të ‘shembte’ Teatrin.
Pandeli Majko e ka kundërshtuar edhe më pare, në kohën kur ishte Kryeministër shembjen e Teatrit Kombëtar. Në atë kohë propozimi vinte nga Edi Rama në rolin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Majko doli i nervozuar nga salla e Kuvendit, ndërsa kamerat kapën debatin mes tyre.
Deputeti i PD, Florian Mima ne fjalën e tij në Kuvend ka nënvizuar mungesën e ministrit Pandeli Majko në seancë, i cili është larguar nga Kuvendi, ndonëse deklaroi se ishte një nga ata që do të votonte kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Mima tha se Rama e perzuri Majkon: “Në 2002 kemi një personazh që propozon që Teatri të bëhet muze për të varur brekët e Violeta Manushit, por kryeministri i kohës, nuk po e shoh zotin Majko nuk e di a e përzutë ju apo iku vetë, kryeministri Majko ne ate kohe refuzon dhe propozuesi fut përkohësisht bishtin në sallë në pritje të propozimeve të reja…”.

Majko, i vetmi që guxoi t’i thotë mbretit se ishte komplet lakuriq
Zënka e Pandeli Majkos dje me kryeministrin Rama për shkak se ishte kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka shkaktuar një sërë reagimesh.
Ministri i qeverisë Rama ka marrë falenderimet e një sërë artistësh, të cilët shprehen se më në fund dikush i doli përballë ‘’mbretit lakuriq”.
Dje në Kuvend, pak para se projektligji të hidhej në votim, Majko dhe Rama patën një debat të fortë mes tyre, çka e detyroi Majkon që të largohej nga salla.
Rama mësohet që ti ketë thënë Majkos që në rast se votonte kundër do të ishte më mirë që të linte sallën dhe të ikte në shtëpi.
Reagimet ne rrjet:
Kastriot Çipi: Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!
Besjan Pesha: Pandeli Majko meriton respekt për gjestin e sotëm. I vetmi që nuk votoi ligjin e turpit dhe guxoi ti thotë mbretit se është komplet lakuriq. Për të tjerët me vjen gjynah. Sapo shitën për një karrige edhe atë pak dinjitet që kishte mbetur. Skllevër me kollaro!
Edi Oga: Gjesti i Majkos:
Në PS ka ende burra shteti.
Teatri nuk shpëtoi, do prishet.
Neritan Liçaj: Rrespekte dhe mirenjohje zoti PANDELI MAJKO.
Andi Bejtja: Sot ishte Nate e Bardhe per PANDELI MAJKON…..mbajti faqen e bardhe per vete, femijet, familjen dhe gjithe socialistet e thjeshte (qe jane shumice)qe jane ndryshe nga ata 75 qe votuan sot per shembjen e teatrit….
Sot Pandeli Majko e lexoi historine ashtu sic duhet: neqoftese do te lexonte dhe politiken ne kete menyre, historia do t’i jepte neser aq shume sa dhe ai vete do e pranonte qe po i jepte ndoshta dhe me shume se c’meriton. Eshte koha kur Kryeministri i ri eshte ne miter te historise.

Rama