CR7 mendon vetëm për Juven, “fshin” Realin dhe Madridin

Mirupafshim Pekin, Lamtumirë Madrid! Cristiano Ronaldo ka hyrë në javën që do ta dërgojë drejt ndeshjes së parë të kampionatit italian. Evenimenti i organizuar në Kinë nga sponsori i tij teknik ka mbaruar dhe tani, CR7 ndodhet në Spanjë për të sistemuar gjërat e fundit para zbarkimit të dytë dhe përfundimtar në Torino.
Në këto orë, me ndihmën e vëllait Hugo dhe mikut të pandashëm, Ricky Refuge, po zbras vilën e mrekullueshme në Madrid. Aty, në një nga zonat më luksoze të kryeqytetit spanjoll, portugezi ka kaluar pesë nga nëntë vitet e fundit. prona, që kushton 5,5 milionë euro, do të shitet. Ashtu si hoteli që kishte blerë dhe që po ristrukturohej. Duket se sulmuesi i ri i bardhezinjve nuk do të ketë më asnjë lidhje me qytetin spanjoll, baza e autoriteteve financiare që e kanë gjobitur me 18,3 milionë euro.
Ronaldo nuk do të shkojë as në Valdebebas, qendra sportiv e Real-it. Do të kishte dashur të takonte shokët e skuadrës, por kërkon të shmangë takimin me presidentin Perez, fajtor, sipas tij, se e ka braktisur në momentin ku shteti spanjoll i ka paraqitur llogarinë për evazionin fiskal.

ronaldo 2