Berisha: Sot copëtimi i dytë, Greqia i merr Shqipërisë 1200 kilometra det dhe triliona fuçi nafte e gazi

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen që do të shkruhet sot në Londër nga Rama dhe kryeministri grek, Aleksis Tsipras për faljen e detit Greqisë.
Në një popstim në Facebook, Berisha shkruan se, me këtë marrëveshje, Shqipëria i fal Greqisë një sipërfaqe prej 1200 kilometra katrorësh det.
Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha
Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar!
Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise!
Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:
– Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,
– Greqia i merr Shqiperise 1200 km siperfaqe deti dhe
– Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.
Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.
Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar! sb