Berisha publikon mesazhin therës të një qytetari: Na presin drita e ujë, marrin ryshfete për të bërë qejfe e orgjira në plazhet e Jalës

“Një mirëmëngjes për piktorin dështak dhe shpirtin e tij katran! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital”. Ky është mesazhi therës, i shoqëruar me një foto të dhimbshme, që ish-kryeministri Sali Berisha ia ka përcjellë sot publikisht nga rrjetet sociale, kreut të qeverisë, Edi Ramës. Foto që ilustron më së miri hendekun social në vend, mbarë shqetësimin dhe indinjatën e qytetarit që e ka konstatuar pamjen.
“Përshëndetje Doktor! Në një kohë kur njerëzit s’kanë bukë të hanë, kur rinia ikën jashtë, kur tatimoret gjobitin pa mëshirë, ku hashashi lulëzon dhe papunësia arrin kulmin, me taksat e tatimpaguesve shqiptarë, shkojnë për të bërë pushime e qejfe nëpër çadrat e freshistëve shqiptarë, në Jalë, ku hanë e pinë si derrat në kurriz të kacidhiarit, ne kurriz të popullit; e këtej u presin asistencat, i pushojnë nga puna; u presin drita e ujë, vënë gjoba, marrin ryshfete për të bërë qejfe e orgjira në plazhet e Jalës. Kjo është Rilindja, kurse qytetarë të tjerë të shkretë hanë vaktet në koshat e plehrave, siç e katandisi maskarai”.

auto Screenshot 21532162351