Berisha publikon dokumentat: Ndrikull Nushi me kushon Edvin vjedhin publikisht së paku 9.3 milionë euro!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa dokumenta përmes të cilave konfirmohet abuzimi në vlerën e 9.3 milionë eurove përmes procedurës së “check-up-it” falas.
Dokumentat janë siguruar nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe përmasat e abuzimit por edhe fallsifikimit të të dhënave janë vërtet shumë të mëdha.
Berisha ka akuzuar direkt Vilma Nushin dhe Edi Ramën për këtë aferë korruptive.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ndrikull Nushi me kushon Edvin vjedhin publikisht se paku 9.3 milione euro!
Te dashur miq, ne nje kohe kur çdo dite ne spitalet tona vdesin foshnje e femije, gjakpiresit e vertet Ndrikull Nushi me kushon e tij famzi Edvin Rama kane vjedhur, sipas llogarive zyrtare, me mega aferen korruptive te Check Up-it, me se paku 6.3 milion euro per 475 mije check-up-e qe zyrtarisht rezultan se nuk jane bere kurre per shkak te braktisjes masive te kesaj procedure hajnie shteterore.
Ne te vertet kjo shifer eshte se paku edhe 3 milion euro me e madhe pra eshte rreth 9.3 milion euro po te kemi parasysh se ne listat e atyre qe gjoja kane bere check-upin perfshihen emrat e qindra mijra emigranteve dhe personave te vdekur edhe 20 vite me pare.
Ketu me poshte keni analizen e eksperteve per një nga aferat më të mëdha korruptive përsa I përket abuzimit me fondet e buxhetit të shtetit, pikërisht të shëndetësisë, siç është Koncesioni i CHECK UP bazuar ne te dhenat zyrtare te Kontrollit te Larte te Shtetit. sb

“Hartimi i kontratës koncesionare është bërë në përfitim të privatit e në dëm të publikut. Kontrata me Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme Shëndetësore përcakton që koncesionari do të paguhet cdo vit për 475 mijë kontrolle, pavarësisht numrit të kontrolleve që kryen realisht koncesionari. Megjithë vënien në dispozicion të të gjitha institucioneve shtetërore që detyrojnë punonjësit që të shkojnë me detyrim për të bërë kontrollet, regjistrimi i përsonave që nuk jetojnë më, kushtëzimin e ndihmës konomike dhe shërbimeve të tjera me kryerjen e check up, përsëri numri i kontrolleve të realizuara është shumë i ulët. Qytetarët praktikisht e kanë braktisur qysh në krye të herës CHECK UP. Pra numri i kontrolleve të kryera (bazuar në raportet e koncesionarit për marrjen e pagesave) është shumë më I ulët se niveli prej 475 mijë analizash për të cilat paguhet koncesionari. Kjo ka bërë që Vilma Nushi të marrë cdo vit miliona EURO për shërbime të pakryera kurrë, pra për qindra mijë kontrolle të pa realizuara.
Tabela më poshte (foto 2) tregon sipas viteve nr e analizave që kryera cdo vit, numrin e analizave të pakryera po për të cilat Vila Nushi paguhet si dhe në kolonën e fundit shuma sipas viteve dhe total e paguar për kontrolle të pakryera kurrë.

Burimi: Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor
Sic shihet nga tabela, Vilma Nushi, ka marrë për 420,307 kontrolle të pakryera kurrë, 6,3 mln EURO duke i shkaktuar dëm buxhëtit të shtetit.
Ky abuzim është vënë në dukje për të dytin vit rradhazi edhe nga KLSH. Në auditimin me objekt përputhshmërinë e veprimtarisë së “Drejtorisë së Përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor” gjatë vitit 2017 evidentohet:
1. “Në bazë të kontratës koncesionare, parashikohet cdo vit për koncesionarin pagesa për 475,000 kontrolle në vit. FONDI është I detyruar që të paguajë koncesionarin për këtë nr kontrollesh, pavarësisht numrit të ulët të popullatës që paraqitet për të realizuar kontrollin bazë. Megjithë zgjerimin e fashës së popullatës që përfitojnë nga ky shërbim, konstatohet që edhe për vitin 2016 nuk është siguruar numri prej 39,583 kontrolle të parashikuara në muaj. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mesatarisht 27,500 kontrolle. Pagesa prej 268,251,380 lekë për 145,440 raste të parealizuara të jetë një moseficiencë buxhetore.”
2. Në raportin e vitit 2016 KLSH rekomandoi që për analizat e parealizuara koncesionari të paguhej vetëm 400 lekë për kontroll, (vetëm shpenzimet fikse). Rekomandim që nuk u mor parasyh nga FONDI. Vilma Nushi paguhet 1,850 lekë për cdo kontroll të realizuar apo të parealizuar.
3. Sipas KLSH: Për vitet 2015 – 2016 koncesionari është likuiduar për faturat tatimore mujore të lëshuara në vlerën totale: 1,394,912,342 lekë (10,332,684). Në këto fatura është përfshirë edhe 20% TVSH mbi vlerën e shërbimit shëndetësor që bije ndesh me nenin 51/c të ligjit 92/2014 dt 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në RSH” pasi këto shërbime përjashtohen nga TVSH. Kjo ka krijon një kosto shtesë që vetëm për periudhën 2015 – 2016 llogaritet: 232,485,390 lekë (1,722,114 Euro).

Rekomandimet e KLSH në raportin 2016 dhe zbatimi I tyre (fotot 3, 4 dhe 5)”

1 10

2 6

3 7

4 3