Berisha: Dy pyetje publike për krye kreun e hajdutëve të kombit

Ish-Kryeministri Berisha i ka drejtuar dy pyetje publikë Edi Ramës për abuzimet e bëra në autostradën Ibë-Tiranë, pjesë e segmentit Tiranë-Elbasan.
Berisha shkruan në një postim në Facebook se, ka qënë urdhri i prerë i Edi Ramës që ka dërguar në apel kërkesën për shqyrtim dhe rivendosje mase arresti për Dashamir Xhikën, të cilin ish-Kryeministri e cilëson si viktimë të Edi Ramës.
Më tej Berisha shkruan se ishte vetë Rama i cili solli në parlament ligjin për shtesën prej 37 milionë eurosh në kontratën me kompaninë ndërtuese të segmentin Ibë – Tiranë.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Dy pyetje publike per krye kryeun e hajduteve te kombit Edvin Kristaq Hajnia!
Fort i pandershem Edvin Kristaq Hajnia, sot, me urdher te prere dergove ne apel kerkesen per shqyrtimin dhe rivendosjen e mases se arrestit per viktimen tende Dashamir Xhixhen per 37 milione euro qe vodhe me hajdut Zho Zho-ne ne autostraden Ibe – Tirane!
Kete e bere vetem e vetem per te lare duart si pilati me megaaferen e vjedhjes monstruoze qe bere me hajdut Zho Zho tend!
Eshte e vertet se ne segmentin Ibe – Tirane te autostrades Tirane – Elbasan ndodhi nje shkarje jo e vogel dheu. Per kete shkarje ti dhe Zho Zho apo Dashi sollet ne parlament ligjin per shtesen prej 37 milione euro ne kontraten me kompanine ndertuese te segmentin Ibe – Tirane, dhe lidhur me kete:
Pse ti me hajdut Zho Zho-ne tend rritet shumen nga 17 milione euro te kerkuar nga Dashi per kete çeshtje ne 37 milione euro??