Basha: Nësi i vendosin minat bashkëjetesës demokratike s’do bëjmë kronikanin, ligj antimafia koncesioneve

Lideri i opozitës, Basha në daljen para gazetarëve, u ndal edhe te reforma zgjedhore. Basha u shpreh se, nuk ka reformë zgjedhore që t’i japë zgjidhje blerjes së votës. Për të shmangur këtë, Basha këmbëngul për një reformë reale zgjedhore, dhe jo reformë në letër, ndarjen e krimit nga politika.
“Në kuptimin teknik reforma zgjedhore ka ecur përpara, sepse komisioni ka punuar deri ditën e fundit.
Nuk ka reformë zgjedhore që t’i japë zgjidhje blerjes së votës, prandaj zgjidhja është ndarja e qeverisë nga krimi. Duhet zgjidhje reale jo reformë në letër.
Synimi ynë është që në rrafshin teknik reforma zgjedhore të garantojë procesin dhe të garantojë vullnetin e qytetarëve, qoftë në zgjedhjet vendore, qoftë në zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh Basha.
Basha ka hedhur një mesazh për presidentin Meta duke thënë se nëse ai e dekreton ligjin për Teatrin, do ishte njësoj si të kryente grusht shteti.
“Nëse ky ligj dekretohet në heshtje ose jo, nuk kemi të bëjmë me gjë tjetër përvecse pjesëmarrje në grusht shteti. E kam fjalën për cdo instancë që bëhet pjesë e kthimit të parlamentit në një Rajshtag të sitlit hitlerian e merr pushtete që nuk ia jep Kushtetuta. Nëse kjio vijë e kuqe shkelet ne jemi de fakto në gjendje lufte civile”, tha Basha.