Basha: Largim i Ramës dhe Xhafës

Kryetari i PD Basha kërkoi largimin e Ramës dhe Xhafës nga qeveria. Basha e ka vendosur këtë si kusht të fortë politik të cilin e e ka përsëritur për të dytën herë brenda tre ditëve. Basha thotë se kjo do të ishte zgjidhja që pret vendi për një qeveri të larguar nga krimi. Kryetari I PD u shpreh se kapja e sistemit të drejtësisë ka sjellë kolapsin ku vendi është sot i vetmi në botë ku kanë rënë gjykatat.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë sot ofertën e tij për të dalë nga kriza në të cilën ndodhet sot sistemi gjyqësor.
Deklarata e Bashës:
Pararojë kursi partiak ku referohen kandidaturat sipas preferences të Tamës e këta të jenë gjyqtaret e prokuroret në 3 vitet e ardhshme, pra kapje afatgjatë. Edhe nëse do i jepnim votat problemi që shtrohet para vendit dhe partnerëve qendron: A e ndryshon kjo faktin që s’kemi Gjykate Kushtetuese që kemi një prokurori të emëruar me votat e mazhorancës?
A e zgjidh faktin që 1 vit e 4 muaj pas skadimit të afatit kushtetues s’kemi as KLGJ e as KLP. Që 5 anëtarët e KLGJ e KLP përfaqësojnë një ngjyrë të PS se shorti ka rënë mbi një grup kandidatësh pasi janë përzgjedhur. Po te kishim nje reforme funksionale Tahiri duhet te ishte ne burg, hetimet duhet te ishin hapur me kohe per figura te PS te lidhura me krimin.
Ramës nuk i interesojnë prokurorë e gjyqtarë të pavarur. Kjo është pengesa kryesore për reformën në drejtësi, të tjerat janë pallavra. Edhe qytetarët ta dinë sot pozicionin tim, të PD pse jemi në këtë kolaps total kushtetues të reformës në drejtësi.
Zhbërjen e të gjitha ligjeve që janë miratuar në mënyrë të njëanshme për Reformën në Drejtësi.
zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e Prokurorisë, duke i dhënë fund kapjes politike të prokurorit të përgjithshëm.
Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në përzgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të KLP dhe KLGJ duke futur në garë të gjithë kandidatët që ishin përjashtuar nga ONM.
Zgjidhja urgjente e ngërcit të krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Sa kohë që vendi ska Gjykatë Kushtetuese vendi është në një situatë grushti shteti.