Basha: Jemi në kushtet e grushtit të shtetit, drejtësia e re po kalon nga shkolla e Partisë

Kryetari i PD, Basha deklaroi sot për mediat se zgjidhja e vetme për të rikthyer në shinat e Kushtetutës reformën në Drejtësi është kthimi tek konsensusi i reformës së një viti më parë më herët se qeveria të miratojë në mënyrë të njëanshme 7 ligjet e reformës në drejtësi. Basha tha se shkolla e Magjistraturës me ndryshimet e njëanshme të ligjit ëhstë kthyer në një shkollë partie prej nga ku do të dalin gjyqtarë dhe prokurorë të përzgjedhur nga Rama.
Basha tha se vendi është në kushtet e një grushti shteti me rënien e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë arbitrare nga Rama. Basha kërkoi ndalimin e mënjëhershëm të ndërhyrjes politike në drejtësi.
“Si mund të dilet nga ky kolaps?
E para t’i qëndrojmë besnikë konsensusit të korrikut. Ne i kemi bërë disa nga propozime.
Së dyti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në Prokurori. Paligjshmëria ka kapluar gjithë piramidën e prokurorisë që ka çuar në emërime të paligjshme.
Së treti, zgjidhja e situatës së paligjshmërisë me anëtarët e jashtëm të KLGj e KLP dhe duke ëprsëritur sipas ligjit, procedurën e zgjedhjes. Sepse procesi kundër ligjit është i pavlefshëm. Anëtarët e KLGj dhe KLP duhet të zgjidhen jo sipas qejfeve të mazhorancës.
Së aktërti, zgjidhja e ngërçit në Gjykatën Kushtetuese që ajo të bëhet funksionale. Asgjë s’e ndalon Edi Ramën që siç po shemb Teatrin, të fusë në burg këdo. A mendoni se ka një instrument sot që e përdor Edi Ramën që të fusë në burg këdo që mban ngjyrën portokalli? Nuk e kam pyetje retorike.

Ai bën ligj psh kush mban veshur ngjyrë portokalli, duhet futur në burg! Deri dje e pengonte Gjykata Kushtetuese, po sot, kush e pengon?! Deri dje Gjykata e ndalonte dhe hapte procedim penal, kurse sot, nuk ka.psh, sot vendimi i tij mund të ketë të bëjë me pronar, kursimet, dyqanet… Ky është kufiri midis demokracisë dhe diktaturës.
Ndërprerje e menjëhershme e procesit të njëanshëm në Veting. Shembull epik kemi ratsin e gjyqtarit të ish-diktaturës që është një shërbëtor i Edi Ramës. Këto janë pikat kryesore krahas një komisioni të balancuar dhe të paanshëm për të verifkuar sistemin e drejtësisë.
Por, ata që e sollën vendin në këtë pikë duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata kanë emër e mbiemër.
Rama e refuzoi propozimin tonë që Vetingu në Polici të nisë nga ministri. Pse duhet ta kërkojë për policin? Sepse po ta kërkojë për ministrin i pari ai duhet të largohet. Ky me vëllanë e dënuar për trafik droge duhet të rrijë ministër i Brendshëm, ky është standart i papranueshëm. Në mënyrë kategorike i paparanueshëm. Këto janë qëndrimet kryesore.
Meqënëse do të shembë Tetarin dhe e ka kthyer parlamentin në teatrin, kjo ëhstë rruga dhe e vërteta sipas nesh. Së vërtetës nuk mund t’i ike duke pretenduar sikur nuk e sheh.
Pa prerë lidhjet e qeverisë me krimin nuk mund të vazhdojmë se do të na largojë më shumë nga Perëndimi”, u shpreh Basha.
Pyetje: -Z. Basha, a mund të zgjidhet kjo me dialog, siç kërkoi sot LSI-ja?
Jo. Opozita ka një qëndrim unik për këtë çështje, nuk mund të shërohet një trup duke i fashuar duar e këmbë, por kërkohet ndërhyrje e thellë për t’i qëndruar besnik konsensusit të 21-22 korrikut, nuk ka rrugë tjetër.

Pyetje: Zoti Basha për të gjithë këtë situatë që parashtruat për situatën e reformës në drejtësi, zgjidhja a mund të vijë përmes një dialogu? Po i referohem këtu një propozimi bërë ditën e sotme nga zv.kryetari i LSI, Luan Rama, i cili ka thënë se nuk duhet të bëjmë pushim por duhet të ulemi dhe të diskutojmë për reformën në drejtësi dhe për bërjen e saj funksionale. Ndërkohë që përgjigja e Gramoz Ruçit ka qënë se po presim PD.
Basha: Jo, kjo më duket pak nga ato skemat e Sigurimit, disa prej tyre ecin akoma. Kjo nuk ecën. Opozita ka një qëndrim unik për këtë çeshtje dhe qëndrimi është se, siç e thashë dhe herën e fundit: nuk mund të shërojmë një pacient që i janë këputur krahët dhe këmbët thjeshtë duke i fashuar plagët.
Kërkohet një ndërhyrje e thellë për t’i qëndruar besnik konsensusit të 22 korrikut dhe për të rikthyer besimin në një process që do të merret dhe do të zgjidhë të gjashtë sfidat që numërova në fillim të fjalës sime, nuk ka rrugë tjetër. Të tjerat pastaj janë llafe sa për shoë, sa për të bërë lajmin e ditës, për të bërë titullin e ditës. Nesër dhe pasnesër se kujton askush. Këto janë themelet e krizës dhe pa zgjidhur këto sistemi i drejtësisë, sistemi kushtetues, shteti do të vazhdojë të zhytet në llumin e kënetës Rama-Xhafa.
Pyetje: Lidhur me faktin që zgjidhja nuk mund të vijë pa i dhënë fund lidhjes me krimin, çfarë konkretisht nënkupton kjo?
Basha: Kjo nënkupton siç e thashë edhe javën e kaluar që duhet të kemi minimalisht një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që nuk janë të lidhur me krimin. Mendoj se lufta kundër krimit paraqet shumë sfida dhe vështirësi, shumë komplekse. Nuk është diçka që ndodh përnjëherë, por diçka qën ndodh përditë. Njeh përparime dhe sprapsje por ka një garanci totale që të mos ketë luftë kundër krimit. Ka një garanci totale që krimi të lulëzojë, është kryeministri dhe ministry i brendshëm të lidhur me krimin. Prandaj atë që ju thashë edhe javën e kaluar: Një qeveri ku të paktën kryeministri dhe ministry i brendshëm most ë kenë lidhje me krimin.

Pyetje: Zoti Basha ju u shprehët se zoti Rama kërkon të kapë shkollën e Magjistraturës, por edhe komisioneri Hahn apo edhe ministry i jashtëm Roth kanë bërë apel për të zëvendësuar ata që largohen nga vettingu dhe kjo bëhet sigurisht edhe me ardhjen e magjistratëve të rinj, mendoni se edhe ata janë të kapur?
Basha: Jo unë mendoj se ata janë të painformuar dhe unë kam patur mundësin që tu jap disa informacione ministrit, të cilën për fat të keq nuk e pata kur erdhi Komisioneri (Hahn).
Tani që ta kuptojnë shqiptarët, se këtu bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve dhe siguri do ta kuptojnë edhe ata që nuk e kanë kuptuar.
Ajo që na propozohet është që ti japim maxhorancës votat që shkolla e partisë, me njerëz të zgjedhur tërësisht nga Edi Rama, të përzgjedhë pa asnjë transparencë se kush do të jenë gjyqtarët dhe prokurorët pas tre vjetësh. Pra ka dy problem. Një problem është moral-politik.
Na kërkohet që të bëhemi pjesë në korrupsionin legjislativ, ti japim dërrmën e fundit Reformës në Drejtësi. Të mbyllim sytë e të themi: po, kamikazët e Edi Ramës në shkollën e Magjistraturës do të zgjedhin se cilët do të jenë gjqytarët dhe prokurorët e ardhshëm. Do vendosin ca Elvis Roshë, ca Arben Ndokë gjyqtarë dhe prokurorë. Por edhe po nuk qenë me rekorde kriminale do të jenë ushtarë politikë, se çfarë arsye tjetër ke të kapësh shkollën e Magjistraturës, veçse të diktosh që gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të jenë të lidhur me pushtetin dhe me atë parti politike.
Pra, e para dhe fare e qartë, kurrsesi opozita nuk mund të bëhet në një, nuk mund të kthehet në një instrument, një një mashë që të legjitimojë kapjen e shkollës së Magjistraturës dhe kthimin e saj në shkollën e Partisë Socialiste.

Paanshmëria e shkollës së Magjistraturës sot, është më e vogël se paanshmëria e fondacionit “Qemal Stafa”. Më i paanshëm është fondacioni “Qemal Stafa”, se sa shkolla e Magjistraturës. Është një instrument në duart e Edi Ramës.
Tani po kthehem edhe njëherë tea jo që ju thashë në fillim.
Ta zëmë për një moment se e injoruam këtë fakt dhe duke dëgjuar thirrjet për të qënë konstruktiv, u zhveshëm nga çdo interes politik, që në fakt është interes publik, dhe themi ok. Meqë ti e ke kapur shkollën e Magjistraturës, po të japim votat. E keni të artë se asnjë prej këtyre studentëve nuk do të jetë në gjëndje të marrë përsipër detyrat për të paktën 3-4 vjet? Sepse aq është procesi, nuk bëhet fjalë se po dhamë votat sot e zgjidhëm këtë problem.
Prandaj është shumë e rëndësishme të kuptohet se e gjitha kjo është një tekë dhe një përpjekje për të larguar vëmëndjen nga kriza e thellë e sistemit.
Dhe thirrja ime ndaj çdokujt është të shikoni se ku ka ardhur sistemi, si ka kolapsuar sistemi për shkak të ligjeve të njëanshme.
Shikoni kush është përgjegjës për këtë.
Shikoni pse e kanë bërë, çfarë motivi kanë pasur? Dhe mjafton të shikosh se ku është Saimir Tahiri. Se çfarë standardi ndjek Fatmir Xhafaj për policët dhe për veten e tij, etj.
Dhe pastaj pasi të keni parë të gjitha këto dëgjoni propozimet që ne kemi si opozitë për të zgjidhur problemin e vërtetë, jo për ta fashuar problemin. Po fashuam problemin, hemoragjia do të vazhdojë dhe pacienti do të vdesë.
Nëse ka një shans të fundit për të shpëtuar Reformën në Drejtësi, ky është ti rikthehemi konsensusit të 22 korrikut dhe të marrim masa për ti dhënë fund paligjshmërisë në organin e prokurorisë, për të patur një Gjykatë Kushtetuese funksionale, për ti dhënë fund paligjshmërisë në përzgjedhjen e KLGJ-së dhe KLPS-së. Për të pasur një proces vetting të pandikuar politikisht. Dhe natyrisht në funksion të kësaj, për të zgjidhur ngërçet e tjera në lidhje me shkollën e Magjistraturës. Por ama një shkollë Magjistrature që të gëzojë besimin e publikut, jo një shkollë Magjistrature që është kthyer në fondacionin “Qemal Stafa”, fraksion 1.

Pyetje: Ia shtruat zotit Roth këtë deklarata tuaja, zoti Basha dhe çfarë përgjigje morët?
Basha: Me zotin Roth kam pasur një shkëmbim jashtëzakonisht të detajuar të pikpamjeve, jo vetëm për këtë por për gjendjen e vendit në përgjithësi dhe se si kjo rrezikon provimin e qershorit të ardhshëm, sikundër i kam parashtruar gatishmërinë e opozitës për të ndërmarrë gjithëçka që është në dorën e saj që kjo të mos ndodhë, por natyrisht, siç e tha dhe ai vetë, përgjegjësia është e të gjitha palëve. Ne e kemi marrë dhe do të vazhdojmë të marrim përgjegjësinë tonë. Të marrësh përgjegjësitë nuk do të thotë të mbyllësh sytë para të keqës. Ndërkohë që pala që është përgjegjëse për këtë gjendje, deri tani fshihet pas gënjeshtrave dhe propagandës dhe intrigave politike të cilat nuk do ta çojnë askund në raport me Partinë Demokratike dhe jam i bindur se as më Levizjen Socialiste për Integrim.
Pyetje: Zoti Basha, lidhur me ligjin e Magjistraturës, po kërkoni që të kthehet nga e para miratimi i ligjit me tre të pestat apo vetëm që të hyjë në hullinë e caktimit të magjistratëve të rinj?
Basha: Unë po kërkoj që të kemi një shkollë magjistrature tek e cila publiku të ketë besim. Dhe që kjo shkollë t’I shërbejë misionit të saj për të trajnuar të rinj dhe të reja që do të behen gjyqtarë dhe prokurorë me integritet, t’I shërbejnë ligjit dhe jo partive politike. Këtë po kërkoj. Se si do ta bëjmë, natyrisht ka më shumë se një mënyrë për ta bërë, por për këtë interes që shfaqni ju, do t’u vë në dispozicion të gjithë ekipin e juristëve të Partisë Demokratike, i cili ka qenë, është dhe do të mbetet ekipi më i mirë i juristëve në Republikën e Shqipërisë.

Pyetje: Ka një deklaratë të kryetarit të komisionit të Ligjeve Ulsi Manja se nuk pranon kushte PS nga opozita – është deklaratë e para disa minutave. Ai gjithashtu shtoi se shkolla e magjistraturës nuk ka ndonjë nxitim të madh…
Basha: Ulsiu eshtë padyshim njeriu më i kënaqur për këtë situatë, Ulsiu ia doli që të emërojë Arta Markun në krye të prokurorisë së përgjithshme. Nga Ulsiu unë nuk pres gjë tjetër, veçse ngazëllim për faktin se kush ka një problem me prokurorinë, shkon dhe kap Ulsiun, por kjo përbën zero referencë për gjykimin tim mbi ligjin e magjistraturës.
Pyetje: A mund ta dime se çfarë instrumentash ka për te arritur tek konsensusi i 22 Korrikut, përvecse përmes dialogur?
Basha: Të jem fare i qartë; e para është vullneti politik, e dyta është besueshmëria. E para është që të dyja palët duhet të kthehen në shinat kushtetuese. E dëgjove çka thënë Ulsiu, nuk do Ulsiu, ai është i kenaqur. Artën e ka bërë prokurore, ai tjetri e ka çuar kunatin në shkollën e magjistraturës, këtë tjetrën e mori dhe e bëri prokurore të krimeve të rënda, që të mbyllë jo vetëm dosjen e Agronit apo të Geron Xhafës, por edhe të mbyllë dosjen e Vangjush Dakos, edhe të Damianit, etj, etj. Këta nuk kanë asnjë motiv që të kthehen tek reforma në drejtësi. Këta do të bëjnë gjithçka që të ruajnë status-quo-në. sa kohë që vullneti i palës tjetër mbahet peng nga njerëz që duan të mbrojnë aferat e tyre korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin, nuk ka për të pasur vullnet politik. Ku nuk ka vullnet politik, pastaj gjithçka është e kotë, ai nuk është dialog, sepse kur ulesh diku pa vullnet politik, ai nuk është më dialog, është shfaqje, që të bëni fotografi ju, ta filmoni, të bëni nja një javë lajme, por ajo është shfaqje pastaj, s’është dialog. E para gjë që duhet është vullnet politik, por sapo e cituat pak përpara që nuk ka vullnet nga ana e mazhorancës. E dyta, pas shprehjes së vullnetit politik janë rrethanat e besimit. Vrasësit e konsensusit të 22 korrikut nuk mund të jenë më të besueshëm, sepse ai që e ka vrarë njëherë konsensusin dhe kushtetutën, çfarë garancie do të marrim ne se nuk do ta vrasë për herë të dytë. Pra, këto janë hapat politike përmes të cilave duhet të kalojë procesi, në mënyrë që të shpëtojmë reformën në drejtësi. Por i pari mbetet vullneti politik. Pra, dialog pa shprehje të vullnetit politik nuk mund të ketë, pra pa thënë se këto janë problemet e vërteta. Nëse që në fillim thuhet se këto s’janë problemet, se s’kemi probleme, se këtu problem është opozita, atëhere kuptohet qartë se këtu dialogu është sa për të larë gojën.

Pyetje: Si e parashikoni se do të ecë dialogu?
Basha: Atë s’mund ta them. Unë s’jam këtu për të parashikuar atë se çfarë do të ndodhë. Unë jam këtu për të parashtruar qendrimet tona.
Pyetje: Zoti Basha, a mund të kthehemi tek konsensusi i 22 korrikut, sa kohë Edi Rama vijon të jetë kryeministër?
Basha: Besoj se përgjigjen e morët. Personat përgjegjës për shkatërrimin e konsensusit dhe shkeljen e kushtetutës duhet të mbajnë përgjegjësi. Përsa i përket reformës në drejtësi, ata kanë zero besueshmëri, për të qenë pjesë e këtij procesi, por çështja siç ju thashë është më e thellë se kaq, pasi përtej reformës në drejtësi – ajo që ju thashë, çka është problem kryesor në vend, qeveria e lidhur me krimin, drejtësia e kapur dhe një ekonomi në kolaps, hapi i parë duhet të jetë prerja e lidhjeve të qeverisë me krimin. Padyshim, është e papranueshme të vazhdojmë të kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm të lidhur me krimin.
Pyetje: Zoti Basha, përsa i përket procesit të vetingut, mazhoranca e cilëson si arritje largimin e prokurorëve dhe të gjyqtarëve, ndërsa akuzon opozitën për zvarritje të procesit…
Basha: Si e zvarrisim procesin? Ne s’kemi asgjë në dorë, ju e dini që ne s’kemi asgjë në dorë. E përderisa ne s’kemi asgjë në dorë dhe ata na akuzojnë se po zvarrisim procesin, atëhere është e qartë se ata gënjejnë.

Pyetje: Cili është mendimi juaj për procesin e vetingut?
Basha: Vendimi im për vetingun është ky: Procesi po ecën ngadalë sepse mazhoranca reduktoi me 40 % buxhetin dhe personelin e kualifikuar të vetingut. Besoj e mbani mend kur komisionet e vetingut kërkuan buxhet dhe personel për të mbështetur procesin dhe ne si Parti Demokratike e mbështetëm procesin, por këta i prenë fondet. Pra nga njëra anë Arben Ahmetaj me një dorë merr 5 milionë euro dhe i çon në Fier tek inceneratori i tij dhe i Klodit, pa filluar punë akoma, nga ana tjetër nuk gjen lekë për t’u dhënë këtyre që do të bënin vetingun. Pra, procesi është sabotuar që në nisje nga Partia Socialiste. Ata që ishin garantë se kjo nuk do të ndodhte, qepën gojën, mbyllën sytë, mbyllën veshët, as nuk e panë, as nuk dëgjuan, as thanë asgjë. Së dyti, proceis i vetingut është kritikuar qartë nga ONM-ja për raste të veçanta, por kritikat e tyre nuk janë marrë fare parasysh. Së treti, procesi i vetingut po rezulton me standarde të dyfishta, për të njëjtën shkelje një prokuror apo gjykatës largohet e tjetri mbahet në system. Së katërti, këto janë prova që tregojnë se mazhoranca e ka kapur plotësisht procesin. Prandaj është e rëndësishme që të sigurojmë – kjo është një nga çështjet që parashtrova – të sigurojmë një ecuri normale, kushtetuese dhe ligjore të procesit të vetingut, pa standarde dyfishe, ku kushdo që shkel ligjin të largohet.
Pyetje: A do të ishit të gatshëm të uleshit në takim me zotin Rama për çështjen e magjistratëve, në kuadër edhe të një deklarate që ka bërë zoti Rama për një paketë propozimesh që do të bëhet për opozitën, në kuadër të integrimit?
Basha: Unë nuk kam dëgjuar asnjë propozim, as nga Rama, as nga ndokush tjetër. Sot unë kam paraqitur qendrimet tona sa i përket kolapsit në reformën e drejtësisë dhe zgjidhja e këtij kolapsi kërkon vullnet politik dhe besueshmëri. Deri tani, siç na u raportua edhe 5 minuta më përpara, Ulsi Manja thotë se nuk kemi vullnet politik, natyrisht as Rama, as Manja, as Xhafa, në këndvështrimin tonë nuk kanë besueshmëri.