Basha i prerë: Asnjë bashkëqeverisje dhe pakt me Ramën, ka zgjedhur krimin

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, deklaroi se, nuk do të ketë asnjë bashkëqeverisje dhe pakt me Ramën, pasi kryeminstri aktual ka zgjedhur krimin.
“Ka 5 vjet që nuk ka asnjë investim të huaj. Kaluam nga një minister i Brendshëm i kapur nga kusherinjëtë të tij kaluam tek një tjetër që mbron të vëllain
Kemi një reformë në drejtësi që e cila është sot e kapurt nga kjo qeveri e cila në vetevte është e kapur nga krimi. Kemi krizë ekonmike.
Kemi krizë kushtetuse dhe një krizë morale e cila shteihte në të gjjithë institucionet e shtetit”, tha kryetari i PD para gazetarve.
Basha theksoi qëndrimin e pandryshuar të Partisë Denokratike, për të mos u dorëzuar në përpjekjen për të mbrojtur Teatrin Kombëtar si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit, nga prishja e planifikuar nga qeveria.
“Ne jemi të vendosur të mbrojmë Teatrin Kombëtar nga prishja dhe tjetërsimi i pronës së tij, nga ana e oligarkëve të Edi Ramës. Ndjejmë keqardhje që asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka reaguar për këtë çështje dhe jemi të zhgënjyer me këtë sjellje të tyre”, deklaroi Basha.
Lideri i opozitës tha se plani për prishjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga Rama që para 20 vitesh, kur ishte Ministër i kulturës, por atëherë nuk ia doli.