Babëzia e Rilindjes/ Drejtori i Hetimit Tatimor pasi ha dhe pi i kërkon pronarit të lokalit 5 milion lekë ryshfet

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në të cilin denoncohej një skandal i drejtorit të hetimit tatimor të Sarandës Bardhyl Tafa.
Në mesazh thuhej se “ky person bashkë me shoferin e tij, i kërkonin 500 mijë lekë të reja ryshfet pronarit të një lokali. Ai nuk pranoi të paguante. Dikush lajmëroi policinë e cila në fillim arrestoi drejtorin e hetimir tatimor dhe pas dy orësh e liroi sërish pas likuidimit që u bë aty”.
Postimi i plotë
Narkodrejtori i piktorit deshtak, pasi ha dhe pi kerkon dhe ryshfet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor mirmbrema. Po ju shkruaj Ju pasi vetem Ju i diskrititoni keta rilindas te krimbur. Jam nga Saranda. Mbreme ne oren 24 te mesnates tek resorant Peshkatari drejtori i hetimit tatimor Bardhyl Tafa bashke me shoferin e tij kane bere nje skandal. I kerkonin pronarit 500 000 lek te reja pasi hengren mire e mire aty bene pagesen e tyre dhe nuk moren kupon tatimor dhe i benin presion. Ai nuk pranonte dhe dikush qe u ndodh aty prane (nje punonjes i krimeve te renda) lajmeroi forcat e fnsh qe ndodhen ketu dhe i arrestuan ne flagrance. Keta pasi u likujduan me policine dhe prokurorine pas dy oresh dolen dhe sikur ska ndodhur gje. I gjithe qyteti e ka marre vesh. Lum ky popull. Lutem publikoje se keta duhet te diskreditohen pasi çdo biznesi i kane vene tarifa 5 milion ose 5000 euro. Kam dhe histori tjeter nese deshironi per kete drejtorin e dashuruar te Ahmetajt nese e doni pasi jane filmuar kudo. Ju flm”