Artisti i njohur thirrje deputetëve të PS: Dhëmbët tuaj nuk mund të ngulen te ai Teatër, mos e votoni projektligjin

Artisti i njohur, Bujar Asqeriu nga mesi i protestuesve që kanë rrethuar Kuvendin, i ka bërë thirrje, deputetëve të mazhorancës të mos e kalojnë atë ligj ujqëror që kafshon artin, siç u shpreh.
“Kujdes me artistët! Nëse dhëmbët tuaja i ngulen atij Teatri, nuk do të harrohen kurë. Mos e kafshoni Teatrin!”, tha ai.
“Artistët janë njerëzit më të nderuar të Kombit, që i kanë dhënë shpresë, i kanë dhënë gjakun e tyre këtij vendi. Të nderuar deputetë, edhe njëherë po ju them kalojeni në mendjen dhe në zemrën tuaj, dhe do të kuptoni në psiqikën tuaj se nëse votoni këtë ligj është një krim. Dhëmbët tuaj nuk mund të ngulen te ai Teatër, nuk mund ta kafshoni, prandaj ju bëj thirrje për herë të fundit”, u shpreh Asqeriu.

Artistët thirrje Ramës: Mos na çoni atje ku nuk do donit
Mijëra qytetarë i janë bashkuar sot protestës së artistëve para parlamentit të Shqipërisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ata kanë kërkuar nga deputetët socialistë që të mos votojnë ligjin që do të çojë në shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave aty.
Artistët kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.
‘I bëjmë thirrje Edi Ramës që të mos e kalojë ligjin sepse nëse e kalon ne do të përshkallëzojmë protestën tonë.
Mos e bëni këtë gjë, mos na çoni atje ku nuk do të donit të përballemi’, janë shprehur ata.

auto 22f673f3 1b2e 4ac5 afee 268c3985dff71530780598