Artistët zhvendosen tek Presidenca, kërkesë Metës: Mos e dekreto ligjin për prishjen e Teatrit

Një grup artistësh dhe aktivistësh të shoqërisë civile ditën e sotme janë zhvendosur përballë Presidencës duke i drejtuar një kërkesë presidentit të vendit, Ilir Meta.
Artistët i kërkojnë Metës që të mos dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kjo çështje sipas tyre ka marrë përmasa kombëtare. Ndër të tjera në arsyet e letrës thuhet se po cënohet trashëgimia dhe integriteti i artistëve.
Sipas tyre nëpërmjet këtij ligji çertifikohet vjedhja pasi të gjitha faktet thonë se ato që shkruhen në ligj dhë në relacionin shoqërues janë gënjeshtra. Ky ligj nuk është thjeshtë i padrejtë po është i manipuluar në përmbatje.
Gjithashtu ato u shprehën të gatshëm për të kontaktuar dhe bashkëbiseduar me presidentin.
Ndërkoë, ambjentalisti Lavdosh Feruni i ftuar në Fax News u shpreh beson se Teatri nuk do të shembet dhe se presidenti Meta do ta kthejë ligjin.
Sipas tij ajo që është më shqetësuese në këtë histori është ndërtimi i kullave në atë vend, të cilat sipas tij do të shtojnë ndotjen e ajrit për qytetarët e Tiranës.
“Unë nga natyra jam optimist dhe rastin e Teatrit e shoh me optimizëm. Maksimumi që mund të ndodh është të ketë shembje të pjesshme, por rikonstruktim të Teatrit në dizajnin që kanë bërë arktietët e vitëve më përpara. Duhet të ruhet ky identitet, kjo fasadë që ka sot. Natyrisht teatri është një pikë kyçe shumë e fortë. Dhe kjo konfimohet nga një situatë e pazakontë ku prej muajsh ka një protestë non stop për të kundërshtuar këtë veprim barbar në raport me historinë dhe më ambjentin.
Shqetësimi më i madh për mua nuk është për Teatrin në planin e arkitekturës, kryesorja është ndërtimi i kullave dhe jo nga ana arkitekturore. Për mendimin tim nga ana e arkitekturës nuk kanë asnjë lidhje kullat me atë shesh. Çdo gjë tjetër e bërë si Singapor, apo New Yourk-u janë ide delirante dhe nuk funksionojnë. Unë e shoh këtë një rrezik shumë të madh për qytetin e Tiranës, se kjo dëndësi e popullsisë së Tiranës me këto kulla të shtuara, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se shtojnë ndotjen e ajrit në Tiranë. Kur themi Teatri menjëherë nënkuptojmë kullat. Ajo që duhet thënë është që në atë vend nuk kishte kulla dhe do të ketë kulla. Është bërë një përpjekje e madhe për të shmangur këtë, pasi po thonë që me 0 kosto do ketë Teatër të ri. Nuk besoj se do të ketë shembje të Teatrit, dhe besoj se presidenti do ta kthejë ligjin”.