Artistët në krah të Bashës për t’i ‘shembur me mina kullat’ nëse shembet Teatri

Artistët të mbëstetur nga qytetarët kanë dalë edhe sot në protestë për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Artisti Maks Velo ka dalë në krah të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të shembur kullat me mina nëse prishet Teateri Kombëtar.
Duke folur mbrëmjen e sotme tek sheshi i Teatrit Kombëtar, Velo është shprehur se mbështet vendimin e Bashës për t’u vënë minat kullave, nëse shembet Teatri!
Ky vendim i Bashës dhe ai i trajtimit të çështjes kriminale dhe korruptive të ligjit “Rama – Fusha” me ligjin antimafia duartrokitet nga qytetarët!
Edhe analisti Fatos Lubonja ka dalë në krah të kreut të opozitës, Lulzim Basha pas deklarimit të këtij të fundit lidhur me tentativat për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e 6 kullave në territorin e tij.
Sipas Lubonjës deklarata e bërë sot nga Lulzim Basha është një reagim i mire, por sipas tij, duhet të institucionalizohet, duke u nisur nga ajo që kishte shkruar pak ditë më parë studiuesi Aurel Plasari.

velo