Aktorët e shitur në rolin e prostitutave politike kërkojnë shembjen e Teatrit

Në përgjigje të peticionit që një grup artistësh i dërguan presidentit Ilir Meta, që ky të mos e dekretojë ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit, Erion Veliaj ka bërë bashkë një grup tjetër artistësh, që kanë firmosur një tjetër peticion ku i kërkojnë Presidentit të Republikës, Ilir Meta të dekretojë menjëherë ligjin dhe t’i hapë rrugë shembjes së menjëhershme të Tetatrit.
Nuk habisin firmat e Luftar Pajës, Hervin Çulit, Erion Isait etj., që kanë qenë që në fillim të debatit për prishjen e teatrit, por bien në sy ato të Robert Ndrenikës, Arben Derhemit dhe Alfred Trebickës ish-flamurtarë të protestave kundër prishjes së Teatrit.
Lajmin e ekzistencës së peticionit e dha Erion Veliaj gjatë fjalimit që mbajti në Këshillin Bashkiak.
Peticioni i dërgohet krerëve më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, ku shprehen pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.
Ne peticion ata kërkojnë që të mos humbet më kohë, por të nisë puna për t’i dhënë Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të së ardhmes.
“Ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës. Ritheksojmë, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone. Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion.

Mes firmetareve te ketij peticioni, eshte edhe Suela Konjari, ish drejtoresha e Teatrit Metropolitan në kohën e PD dhe kandidate për këshillin kombëtar të PD.
LISTA
Robert Ndrenika
Luftar Paja
Alfred Trebicka
Spiro Duni
Leka Bungo
Albert Minga
Arben Derhemi
Sotiraq Bratko
Kliti Roshi
Zamira Kita
Artan Imami
Genti Kame
Genti Deçka
Arjola Basha
Gent Hazizi
Gerti Ferraj
Hervin Cculi
Suela Konjari
Laxarela Deti
Mateus Frroku
Paola Kodra

Blerta Belliu
Shkelqim Jaupi
Guri Kocco
Klaudia Hila
Nelson Mulla
Erion Isai
Violeta Trebicka
Gazmend Paja
Roland Saro
Jorke Broka
Erblin Bajko
Olsi Bylyku
Edmond Lako
Ilir Muhametaj
Ledio Lako
Irgen Çela
Klesta Shero
Roerd Toçe
Ami Hansellia
Andon Koço
Jonida Beqo
Laid Ymeri
Danier Shkurti
Edvin Mustafa
Valdano Bajrami
Besart Cani
Armela Demaj
Engjell Hoxha
Ajliçe Petrela
Madi Selimi
Fatjon Sulstarova
Ermonela Alikaj
Serkida Rrapollari