Akrobacitë e Ndrenikës dhe Derhemit brenda 4 muajve

54 artistë firmosën sot një peticion drejtuar presidentit Meta, ku kërkonin atij prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe hapjen rrugë të ndërtimit të një godine të re.
Në mesin e personave që kanë firmosur këtë peticion spikasin dhe emra të njohur të aktorëve si Robert Ndrenika, Arben Derhemi, Alfred Trebicka.
Por ajo që bie ndesh me peticionin e sotëm, është se po këta aktorë, në maj 2018 nisën mbledhjen e firmave kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar
Në një letër-kërkesë drejtuar ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, ato propozonin shpalljen e kompleksit, që përfshin Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Monument Kulture i Kategorisë II dhe zonës së mbrojtur 50 (pesëdhjetë) metra nga perimetri i tij.
Megjithatë në peticionin e sotëm drejtuar Metës artistët theksojnë se “ne aktorët, regjisorët dhe përfaqësuesit e artit skenik shqiptar, dëshirojmë t’iu bëjmë me dije dhe të shprehim vullnetin tonë me anë të këtij peticioni të hapur, se jemi për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, bashkëkohor dhe modern, ku t’i shërbej të gjithë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës.”
Më tej në peticionin e nënshkruar ritheksohet se ato janë për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, në truallin e tij dhe pa cenuar asnjë centimetër të kësaj prone.
“Le të mos humbasim me kohë, por t’i japim Tiranës dhe Shqipërisë Teatrin Kombëtar të ardhmes”, shkruhet në peticion ku janë listuar më pas emrat dhe firmat e aktorëve, regjisorëve dhe përfaqësuesve më të njohur të artit skenik shqiptar. Një kapërcim akrobatik shumë i vështirë ky, sidomos për aktorin Robert Ndrenika i cili ka dhe disa vite moshë mbi kurriz.

monumenti

robert