“Ai ishte një m*t për vite”, presidenti i Bayernit mirëpret largimin e Ozil nga Gjermania

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, është i lumtur që Mesut Ozil ka dalë në pension nga skuadra kombëtare e Gjermanisë, duke pretenduar se mesfushori-sulmues ka qenë një “sh*t” për vite me radhë.
29-vjeçari njoftoi se po largohej nga ekipi kombëtar me efekt të menjëhershëm për shkak të kritikave me të cilat u përball, pasi u shfaq në një foto me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, së bashku me bashkëlojtarin, Ilkay Gundogan, përpara fillimit të Kupës së Botës në Rusi, ku Gjermania ishte një zhgënjim total, sepse u eliminua që në fazën e grupeve.
Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel, tha se Ozil iu detyrohej tifozëve me një shpjegim për incidentin, ndërsa menaxheri i ekipit kombëtar, Oliver Bierhoff, tha se Joachim Low mund ta kishte lënë atë jashtë listës prej 23 lojtarësh për Botërorin e kësaj vere.
Ozil hodhi poshtë ndjesën të dielën, kur lëshoi deklarata në mediat sociale: një duke shpjeguar fotografinë me Erdogan dhe një tjetër duke u përplasur me kritikët, përpara se të zbulonte vendimin e tij.
Ylli i Arsenalit thotë se ai ishte bërë “kokë turku”, se angazhimi i tij ndaj Gjermanisë ishte vënë në pikëpyetje për shkak të trashëgimisë së tij turke. Por Hoeness thotë se largimi i yllit të Arsenalit duhet të mirëpritet, pasi ai ka qenë duke u larguar me performancat nën nivelin mesatar për disa kohë.
“Unë jam i kënaqur që kjo histori është mbyllur. Ai kishte qenë duke luajtur si “sh*t” me vite, – tha presidenti i Bayern Munich për “Sport Bild”. – Ai bëri një paraqitje të mirë para dhe gjatë Kupës së Botës 2014. Më pas, performanca e tij ka qenë një “sh*t”, çka nuk mund të fshihet me foton e bërë me Erdogan.
Kurdo që Bayern Munich ka luajtur kundër Arsenalit, ne jemi fokusuar mbi të, sepse e dinim se ishte pika e tyre e dobët. 35 milionë ndjekësit e tij, që nuk ekzistojnë në botën reale, janë të bindur se ai ka luajtur jashtëzakonisht dobëtme Gjermaninë.
Dhe nga një pikëpamje sportive, Ozil nuk ka vend në ekipin kombëtar për vite”. Ozil bëri debutimin e tij te Gjermania nën drejtimin e Joachim Low në shkurt të vitit 2009 dhe luajti në total 92 ndeshje, duke shënuar 23 gola.