A i ka zhdukur Arta Marku dosjet e ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë?

Nënkryetari i PD, Edi Paloka pyet Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku nëse ka dijeni për dosjet e hapura ndaj ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë.
Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se, gjatë raportimit të Markut në komisionin e ligjeve, pyetja e parë që unë i drejtova ishte: “A keni dijeni ju nëse Prokuroria e Krimeve të Rënda ka patur në hetim dhe përgjim ministra, deputetë dhe funksionarë të PS? Çfarë është bërë me ato dosje?”Përgjigja edhe për këtë pyetje si për gjithë të tjerat ishte “NUK E DI”.
Postimi Palokës në Facebook
A i ka zhdukur PPP-ja e Rames ne Prokurori dosjet e ministrave dhe kryebashkiakeve socialiste?
Gjate raportimit te Markut ne komisionin e ligjeve, pyetja e pare qe une i drejtova ishte: “A keni dijeni ju ne se prokuroria e krimeve te Renda ka patur ne hetim dhe pergjim ministra, deputete dhe funksionare te PS? Çfare eshte bere me ato dosje?”
Pergjigja edhe per kete pyetje si per gjithe te tjerat ishte “NUK E DI”
Pra ajo qe u vu prej Rames, ne kundershtim me Kushtetuten, ne krye te Prokurorise se Pergjithshme e qe u akuzua qe diten e pare nga opozita se po dergohej aty pikerisht per te mbyllur dosjet e ministrave socialiste, “nuk e dinte” ne se kishte dosje te hapura per ministra socialiste…!!!
Po mbasi u pyet ne komisionin e ligjeve, a u interesua te dije?
Dje eshte akuzuar direkt nga lideri i opozites se bashke me te emeruaren e saj ne Prokurorine e Krimeve te Renda i kane zhdukur keto dosje!
Do pergjigjet PPP-ja apo ajo vetem firmen ve aty ku i tregojne shenjen?