5 shenjat që tregojnë se keni mungesë proteinash

334

Nuk i quajnë kot proteinat “blloqet ndërtuese të jetës”. Kjo lëndë ushqyese krijon pjesën më të madhe të qelizave tona dhe siguron aminoacide esenciale që i nevojiten trupit. Problemi është se shumica prej nesh nuk marrin mjaftueshëm nga kjo lëndë ushqyese.
Ja cilat janë 5 shenjat që paralajmërojnë se nuk po merrni proteina sa duhet. Shfletoni galerinë…
Ndiheni të dobët dhe të plogësht
Ndoshta nuk ndiheni të lodhur menjëherë, por me kalimin e kohës, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm proteina ndihen më të dobët dhe më të plogësht se zakonisht. Përveç masës së ulët muskulore, ka edhe një arsye tjetër përse ndiheni të lodhur si pasojë e mungesës së proteinave. Proteinat janë një komponent i hemoglobinës, që gjendet tek qelizat e kuqe të gjakut dhe transporton oksigjenin në të gjithë trupin. Nivelet e ulëta të oksigjenit mund të shkaktojnë dobësi ose vështirësi me frymëmarrjen.
Humbje kockore dhe fraktura
Jo vetëm kalciumi është i rëndësishëm për forcimin e kockave, por edhe lëndë të tjera ushqyese, përfshirë edhe proteinat. Një studim i vitit 2018 ka zbuluar se një dietë e apsur në proteina mund të ofrojë mbrojtje të kockave. Kur nuk marrim mjaftueshëm proteina për të furnizuar organet dhe trurin, truri e huazon atë nga pjesë të tjera, përfshirë edhe rezervat në indet muskulore, duke i rrezikuar kockat që të pësojnë fraktura ose thyerje.
Flokët dhe thonj të brishtë
Duke qenë se proteinat janë një pjesë esenciale e flokëve dhe thonjve, këta mund të bëhen më të brishtë me kalimin e kohës. Flokët humbasin shkëlqimin, krijohen majat e dyfishta, ndërkohë që pas pak muajsh pasi nuk keni marrë mjaftueshëm proteina, do të vëreni rënie të flokëve. Kjo ndodh sepse trupi ndalon rritjen e flokëve për të ruajtur rezervat e proteinave.
Po humbisni peshë – nga muskujt
Numri në peshore ka filluar të ulet, por kjo nuk do të thotë medoemos që është një lajm i mirë. Zakonisht, nëse njerëzit nuk marrin mjaftueshëm proteina, trupi fillon të përdorë rezervat nga muskujt, duke çuar në humbje muskulore. Me kalimin e kohës, kompozimi i trupit mund të ndryshojë në një mënyrë krejt të kundërt.
Ju zë shpesh gripi
Proteina është një nga blloqet ndërtuese të antitrupave, që prodhohen nga sistemi imunitar për të luftuar “pushtuesit e jashtëm”, si bakteret ose viruset. Mungesa në proteina bën që të prekeni më shpesh nga ftohja dhe gripi.