Zbulohet skandali, Rama mori 9.6 milionë euro ryshfet për dhurimin e naftës Kompanisë Gumvor

“Rama merr ryshfet 9.6 milionë euro nëpërmjet bankës së familjes, ABI Bank! I dorëzon naftën shqiptare Kompanisë Gumvor”! Denoncimi është bërë nag ish-Kryeministri Berisha përmes një shënimi Facebook.
Statusi i ish-Kryeministrit Berisha
Rama merr ryshfet 9.6 milione euro nepermjet bankes se familjes, ABI Bank!I dorezon naften shqiptare Kompanise Gumvor! sb
“Pershendetje Doktor! Nje person i mireinformuar më shkruan: Shefi ekzekut i Gumvor, Torbjon Tornqvist ka arrit me carter sekret ne Rinas dhe ka mbyll nje takin sekret me Ramen po kombinohet nje kalim total i naftes shqipetare ne lindje duke bashkpunuar kinezet e Bankers me Ruset e Gumvor. paraprakisht 9. 6 miljon € jane levruar si bakshish neper mes Bankes se familjes se tij ABI Bank nga conto e Toskenergji tek IRTC e Besos. Tani do behet pazari qe Gumvor nepermes kompanis Guask Baylis te prodhoje pa cilesi dhe te shmang taxat. Depozitimi i prodhimit do bahet ne depon e nje deputeti. Të uroj jete të gjate! Ja dhe te dhenat e levizjes se carterit te Torbjon.
Date Departure Arrival Aircraft Duration
Friday
01-Jun-2018
04:25PM CEST
Rinas Mother Teresa – TIA
06:18PM CEST
Geneva Cointrin Int’l – GVA

1h 53m
Friday
01-Jun-2018
09:44AM CEST
Geneva Cointrin Int’l – GVA
11:30AM CEST (?)
Rinas Mother Teresa – TIA

1h 46m
Operator Tag Aviation “Tag Aviation”.Tag Aviation 288
FPG288
LANDED 1 HOUR 14 MINUTES AGO
Një ditë më parë, media italiane “Pianeta Italia”, në një artikull raportonte se rafineria e Ballshit i është dhënë kompanisë Gunvor. Kompani që është shpallur e falimentuar në Prill të 2016-ës nga një gjykatë amerikane dhe pronari i saj është certifikuar si mashtrues nga drejtësia amerikane. Për më tepër, në këtë kompani, sipas medias italiane, ka aksione të fshehta edhe Presidenti rus Vladimir Putin.