Zbulimi i bujshëm! Ja kush do të jetë trajneri i ri i Real Madrid

E ka konfirmuar presidenti i Murcia, Victor Galvez se cili do të jetë trajneri madrilen. José Maria Sipas tij, Gutiérrez Hernández, i njohur si Guti do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. “Kam folur me Guti dhe duhej ta takoja të enjten për t’i kërkuar që të drejtojë skuadrën time. Por, për tani nuk është e mundur sepse Florentino Perez duket se ka për qëllim që ta zgjedhje 41-vjeçarin spanjoll si trajnerin e ri të Real Madrid”, tregoi Galvez.
“Nga ajo që kuptova, do të jetë Guti trajneri i ri i Real Madrid dhe nuk do të vijë te Murcia. Guti më telefonoi dhe më falenderoi për interesimin. Fatkeqësi që Zidane nuk e mori vendimin e tij vetëm disa ditë më vonë”, rrëfeu trajneri i Murcia, Victor Galvez. Guti do të zërë vendin e Zizou, që ka udhëhequr Los Blancos që nga 2016 dhe pasi fitoi gjithçka dha dorëheqjen e tij.

388408 TS 07 06 18 2072134953