Vrasja e biznesmenit mbrëmë në Vlorë, ende asnjë i ndaluar nga policia

Nuk ka ende asnjë të ndaluar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku ekzekutua me plumb në kokë një biznesmen. Policia e Vlorës ka marrë në pyetje 20 pesona, dëshmitarë, apo persona që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit ndaj Vasil Dervishajt, 29 vjeçarit i cili ka marrë 8 plumba, njëri prej tyre, dhe ai vdekjeprurësi, ka qenë në kokë.
Në atë zonë, një rrugicë mes pallateve nuk kanë funksionuar as kamerat e sigurisë, të cilat mund të ndihmonin sadopak në gjurmët e autorëve. Policia zyrtarisht nuk ka dhënë asnjë pistë hetimi lidhur me vrasjen dhe është treguar e rezervuar në dhënien e detajeve. Por, një nga pistat e hetimit është dhe trafiku i drogës, për të cilën biznesmeni ishte arrestuar disa vite më parë, por duket se kjo çështje kishte mbetur në kuadër të procedimit policor pasi 29 vjeçari nuk rezulton i dënuar nga gjykata.
Ndërkohë nga burime policore mesohet se në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur një automatik, ndërsa vrasja e tij dyshohet të jetë kryer më një arme tip pistoletë dhe se në ngjarje dyshohet të kenë qene tre përsona.
Mësohet se biznesmeni është qëlluar me plumb në kokë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. I riu është qëlluar sapo ka dalë nga banesa e tij dhe i është drejtuar makinës.

Dyshohet se ka qenë një person që ka qëlluar 29-vjeçarin, i cili është ndihmuar më pas nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i krimit.
Po nëpër media po qarkullon edhe një tjetër verision i ngjarjes ku thuhet se, Viktima mendohet se ka shkuar të qëllojë me armë një person tjetër. Ky i fundit mendohet se ka qene vete i dytë. Në momentin që ka pikasur Dervishaj që mbante një shot gun në dorë e ka qëlluar me breshëri duke e lënë të vdekur.
Më pas mendohet se janë larguar me një automjet tip benz me portbagazh ngjyrë e zezë. Të paktën ky është versioni i dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi te ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia’, ku Dervishaj është qëlluar nga disa persona të paidentifikuar brenda në mjetin e tij tip ‘Ford’.
“Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë. Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit”, bënte me dije dje policia.
Edhe pse i riu ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, ai nuk ka mundur. Rreth 30 metra larg vendit të ngjarjes, policia mësohet se ka gjetur një armë të tipit kallashnikov, ndërsa dyshohet se në atentatin ndaj Dervishajt kanë marrë pjesë 3 persona.