Taksa për Rrugën e Kombit, reagim zyrtar në Kukës ndaj Ramës: Mos na provokoni, do kundërpërgjigjemi!

Pas lajmit për rivendosjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit, ka ardhur dhe reagimi nga shoqata e biznesit.
Sokol Kolgjini, kryetar i kësaj shoqate ka thënë se lajmi i shpërndarë në media është provokim nga qeveria.
“Lajmi për rivendosjen e taksës shashkë dhe provokim i qeverisë”-ka thënë Kolgjini.
Reagim ka patur dhe nga qyteti i Tropojës.
Kryetari i Bashkisë Tropojë, Besnik Dushaj ka thënë për Fax Neës se Tropoja nuk do të pranojë asnjë tarifë kalimi në këtë rrugë.
“Tarifë zero për banorët e Tropojës”-është shprehur kryebashkiaku.
Reagim ka patur dhe nga këshilli bashkiak në Kukës. Kryetari i degës së PD-së dhe kryetar i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Kukësit, Arif Rexhmati, ka thënë se taksa zero nuk negociohet.
“Lajmi për rivendosjen e taksës provokues dhe dashakeq. Taksa zero është e panegociueshme.
Rama duhet t’i kthejë përgjigje Këshilltarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës për peticionin lidhur me kërkesën për takes zero dhe lirimin e katër kuksianëve.
Rama duhet të takojë grupet e interesit. Në organet e hetuesisë dhe prokurorisë së Kukësit personave që janë me detyrim paraqitje u kërkohet me ngulm të firmosin fajësinë e tyre duke qenë të pafajshëm.
Shkelje e hapur e të drejtave të njeriut.Thirrje qeverisë të mos e provokojë për së dyti Kukësin.
Rama të mos gabojë për së dyti me Kukësin sepse përgjigjia e kuksianëve nuk do të jetë e këndshme.
Këshilli Bashkiak i vendosur në kërkesën për taksë zero në Rrugën e Kombit.”-është shprehur Rexhmati.

Kukes keshilli bashkiak