Spaho: Rama nxiti puçin nga kullat e Fidelit, kurse Basha i tërhoqi protestuesit drejt PD-së

Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho duke replikuar me deputetin socialist Fidel Ylli në Komisionin e Medias u shpreh se, Rama nxiti puçin më 21 janar nga kullat e tua, kurse Basha i tërhoqi protestuesit drejt PD-së.
Spaho ia hodhi poshtë akuzat Fidel Yllit, duke bërë dallimin midis protestave të opozitës që kanë qënë paqesore dhe protestës së 21 Janarit të organizuar nga PS-ja, të cilën ai e konsideroi si puç për të marrë pushtetin me dhunë. Spaho në veçanti, evidentoi protestat e fundit të drejtuara nga lideri i opozitës, Lulzim Basha.
“Unë desha të shpreh indinjatën dhe të hedh poshtë me përbuzje fjalorin që u përdor ndaj kolegëve të opozitës duke i quajtur vrasës! Vrasësit i gjeni tjetër drejtim nuk janë tejk opozita, as tani, as kur ka qënë në pushtet. Vrasësit i keni pasur midis jush, në parlamentin tuaj 2013-2017 madje u ndërpre çdo lloj negociate nga komuniteti europian për procesin e integrimit të vendit tonë sepse kishim një mazhorancë, një qeverisje të mbushur me vrasës, me kriminelë. Kjo nuk ëhstë retorikë politike, por fakt i vërtetë.
Një takëm prej këtyre e kanë lënë tashmë parlamentin, por nuk është se kanë mbaruar, ka dhe të tjerë në parlamentin aktual. Ndaj këto fjalë merrini mbrapsht!S’janë për ne, janë për ju!
Paralelja që po përpiqeni të bëni me 21 Janarin është qesharake. I vratë njëhërë ata, po i vrisni për herë të dytë! Keni pasur 5 vjet kohë në dispozicion për të zbardhur të vërtetën. Por e vërteta ëhstë një dhe e thjeshtë: Ishte puç kushteteus, keni dahsur të merrni pushtetin me forcë me dhunë, keni sulmuar kryeministrinë me të gjitha mjetet e mundshme. Ky ëhstë dallimi mes nes dhe jush. Ne nuk e marrim pushtetin me dhunë. Protestat tonë në dallim nga tuajat janë brenda limiteve politike. Por natyrisht ka një moment kur policia provonok dhe njerëzit reagojnë si në këtë rast dhe Partia demokratike u tregua forcë e përgjegjëshme. Deputetët e saj si në të gjithë regjistrimet që keni kanë dalë në krah të Policisë dhe kanë qetësuar njerëzit. Ky është dallimi i madh midis nesh dhe jush dhe më pas, dallimi midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Ndërsa Edi Rama i nxiste me telefon nga kullat e tua Fidel, Lulzim Basha erdhi i tërhoqi njerëzit dhe i çoi tek PD-ja”.

auto Screenshot 221528110753