Skandal! Teza e letërsisë për maturën shtetërore del para provimit

Edhe këtë vit zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë nxjerrë tezën e provimit të letërsisë para se të niste provimi. Teza e provimit të letërsisë që është zhvilluar ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë . Pavarësisht retorikës dhe propagandës së qeverisë për standarde në maturë, gjithsesi, dalja e tezave e komprometon të gjithë këtë proces.
‘Ky është serioziteti i Ministrisë së arsimit për maturën shtetërore!
Testi i letërsisë ka tre orë që ka dalë e që qarkullon.
Një skandal i paprecedentë dhe një tallje gjigante me mundin, djersën, përpjekjet e sinqerta të maturantëve e familjeve të tyre.
Përdhosje e dijes e meritës dhe e mësimdhënies’, shkruan në Facebook, deputeti i PD-së Luçiano Boçi.

1 1

2 1

3 1