Sërish protestë para zyrës së Xhafës, çelet ekspozita: “Arritjet e Rilindjes në arenën ndërkombëtare”

Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe LRI protestuan sërish sot para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e ministrit Fatmir Xhafaj.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi bashkë me dhjetëra të rinj nga Shkodra dhe Lezha protestuan para Ministrisë së Brendshme. Ata shfaqën një “ekspozitë” me titujt e mediave ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës.34447252 10156135505125325 5370264357722652672 n
Ekspozita përmban faqet e para të mediave; Financial Times, Huffington Post, Corriere Della Sera, Independent Journal Revieë, L’Echo, The Times, Fox Neës, Berliner Kurier, Le Courrier des Balkans, Libero 24×7, Grasland, Br.de Bayerischer Rundfunk, DutchNeës.nl, La Stampa Torino.
Ne protestë nuk munguan edhe simbolika të tjera si “lekët e drogës” apo “qeset me kokainë” ne oborrin e Ministrisë, e cila është “pagëzuar” si ministria e Drogës.
“Sot u çel pranë Ministrisë së Droges, drejtuar nga Fatmir Xhafa, ekspozita e piktorit/kryeminister Edi Rama me titull: “Arritjet e Rilindjes në arenën ndërkombëtare”.
Sot të gjithë qytetarët kishin mundësi të shihnin me sytë e tyre se si mediat më prestigjioze Europiane dhe botërore pasqyrojnë lidhjet e krimit dhe drogës me qeverinë e Edi Ramës.
U bënë tashmë 3 javë nga publikimi i fakteve se vëllai i ministrit të Brendshëm i dënuar për trafik droge, jo vetëm mbrohej nga Fatmir Xhafa, por i sigurohej liri dhe mbështetje për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm, duke drejtuar trafikun e drogeës në Vlorë.
Tashmë të gjithë e dinë se Edi Rama është urdhëruesi i lirimit të Saimir Tahirit, mbajtjes së Fatmir Xhafës ende në krye të Ministrisë së Brendshme dhe kapjes së Prokurorisë.
Integrimi i Shqipërisë në Europë po bllokohet për shkak të Edi Rames, Fatmir Xhafës, Saimir Tahirit e lidhjeve të tyre me krimin.
Nesër përsëri në orën 18:00, përpara Ministrisë së Brendshme për të vijuar protestën e pandalshme”, tha Këlliçi.

protesta