“Sergio Ramos, je me fat që nuk luan kundër meje”

Është një fenomen i rrjeteve sociale, tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian. Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.
Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid. “Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius”.
“E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje… “.
Polemikat dhe debatet pas finales së Champions League nuk kanë të sosur. Real Madrid-Liverpool po luhet ende me deklarata plot “helm” dhe me një “luftë të ftohtë” ku protagonistët nuk i kursejnë ofendimet e ironitë karshi njëri-tjetrit.
Sot, ka qenë radha e Firmino që ka sulmuar Sergio Ramos me një koment të shkurtër: “Atij i takon të flasë sepse është kampion i Europës, por këtë herë unë mendoj se Ramos është një idiot dhe nuk dua të komenton asnjë më shumë.”
Këto kanë qenë fjalët e sulmuesit nga pika e grumbullimit të kombëtares së Brazilit, pasi dje Ramos kishte thënë: “Në fillim Salah dhe më pas Karius, ka mbetur vetëm që Firmino të thotë se e ka zënë gripi për shkak të djerrës time.”
Kapiteni spanjoll i Real Madrid ka përfunduar në qendër të akuzave për duelin me Salah dhe përplasjen me portierin Karius. Kjo ka nisur një seri të gjatë polemikash që duket se do të mbyllet vetëm me fillimin e Kupës së Botës.