Reali ofron 100 milionë euro për portierin e Atletico

“Bomba e verës”, sipas “A Bola”, megjithëse nuk janë kryer ende lëvizje në merkaton e verës. Por, do të ishte e rëndësishme dhe shumë e dhimbshme për Atlético Madrid. Mediat portugeze thonë se Real Madridi po konsideron pagimin e klauzolës së përfundimit të kontratës së portierit slloven, e cila arrin në shifrën e 100 milionë eurove.
Ai do të jetë portieri më i paguar në histori. Vendimi përfundimtar, thotë “A Bola”, do të varet nga trajneri i ri i Real Madridit, por qëllimi fillestar i klubit do të shkojë për Oblak, pas nënshkrimit të dështuar me David de Gea. Kjo gjë do të ndodhë, pavarësisht se Keylor Navas ka shtuar këtë vit Champions-in e tretë radhazi, duke pasur një rol themelor, edhe një herë.
Oblak, 25 vjeç, erdhi tek Atletico Madrid nga Benfica katër vjet më parë, në këmbim të 16 milionë eurove. Edhe pse iu desh sezoni i parë që të përshtatej në La Liga, ai tani është një lojtar kyç në ekipin që fitoi “Europa League” këtë vit (ka fituar edhe një Superkupë të Spanjës). Slloveni ka një kontratë deri në verën e vitit 2021, por duket se rinovimi i tij është proces i ndenjur.
Edhe Liverpool synon të nënshkruajë me Oblak, siç është publikuar sot nga “Mirror”. Klubi anglez i kërkoi Atlético Madrid të dinte nëse ishte gati për ta shitur sllovenin këtë verë. Drejtuesit e klubit nga Madridi iu referuan “Reds” klauzolën e largimit të portierit, që është rreth 100 milionë euro.
Megjithatë, sipas gazetës angleze, Liverpool nuk do të jetë gati të paguajë një shumë kaq të lartë për një portier. Prandaj, opsioni i dytë është Alisson, portieri i Romës, edhe pse duket një operacion i komplikuar.