Rama lëshon gardistët e armatosur kundër protestuesve në Elbasan

Një gardist i armatosur i Ramës ka kërcënuar të rinjtë që protestonin kundër kryeministrit në Elbasan.
Një video ekskluzive e siguruar nga Faxweb.al tregon momentin e konfortimit të të rinjve të Partisë Demokratike me një nga oficerët e gardës në Elbasan, pak para nisjes së takimit të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët rajonalë.
Në videon e mëposhtme, dallohet makina e Kryeministrit Rama dhe një nga truprojat e tij që mbyll derën e makinës.
Vetëm pak metra më tej, në një cep, një nga oficerët e Gardës (personi i veshur me këmishë bezhë), shtyn të rinjtë duke dashur t’ju rrëmbejë nga duart pankartat.
Në këtë moment, ka ndërhyrë një qytetar që ka kaluar aty afër, duke i thënë gardistit të mos iu afrohet më të rinjve.
“Nuk je mercenar, ti ushqehesh me taksat e qytetarëve”, i drejtohet ai gardistit.
Qytetarët e Elbasanit janë ngritur në revoltë kundër kryeministrit Rama. Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot në Elbasan për të vizituar Panairin e Punës, por ai është pritur me protesta. “Mirësevjen o Pasha i drogës” shkruhej në njërën nga parullat.
Policia ka reaguar duke i shtyrë dhunshëm protestuesit për t’i hapur rrugë, Ramës dhe ka tentuar t’u marrë parullat. Kryeministri, për shkak të tyre, ka devijuar rrugën. I nisur për tek Prefektura, ai ka marrë rrugën për nga Kalaja nën thirrjet e forta të demokratëve.

2212