Qytetarja ia përplas Ramës në fytyrë: “Checkup-i sa për të kaluar radhën, s’kishte aparat tensioni”

Dëgjesa e sotme publike në qytetin e Cërrikut e ka gjetur të papërgatitur Kryeministrin Edi Rama. Disa banorë i kanë kujtuar Kryeministrit dështimin e sloganit “Shëndetësi falas”.
Një nga banoret i tha shefit të qeverisë se gjatë kontrollit mjekësor, i njohur ndryshe si Check-up, nuk ka patur as aparat tensioni.
Rama është acaruar duke i ndërprerë fjalën.
Qytetarja: Një problem kisha unë me check-upin. Pse nuk përfshihen edhe analiza më të shtrenjta. Checkup-i bëhet sa për të kaluar rradhën, dy herë që shkova unë s’kishte aparat tensioni…
Rama i heq fjalën…
Rama: Jo, s’është për të kaluar radhën. Është Mamografia falas, paptesti falas…shko dhe bëje.
Qytetarja 2: Në Cërrik shëndetësia është përtokë, u detyrova shkova në spital privat. Ilaçet i marr 80 mijë lekë çdo muaj. Po vajte në spital këtu ke 500 veta në radhë.
Rama: S’bëjmë dot spital dhe në Cërrik dhe në Elbasan. Keni spitalin e Elbasanit.
Ka patur shumë replika, pyetje dhe shumë ankesa të banorëve në Cërrik në bashkëbisedimin me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme në këtë zonë, në kuadë të “turit llogaridhënës”.

Rama ka kërkuar që në fillim që fjalën ta marrin gratë, por ka nuk ka qenë shumë e lehtë, pasi me zor është mbajtur radha e fjalës.
Në piskun e vapës, turet e llogaridhënies së Ramës po kthehen në ‘llafe katundi’.
“Ule ore dorën, të shikoj që nuk je burrë, po ky kështu”– u është drejtuar Rama të pranishmëve që kërkonin fjalën.
Ndërkohë një grua ka insistuar të marrë fjalën, duke mos lejuar një burrë të fliste.
“E mbyte burrin, e shkatërrove fare”, i tha Rama, duke shtuar, “vërtetë themi gratë, gratë, por edhe kështu”…
Më tej, ankesa e një nëne: “Kam një problem të madh, dy vajzat ekselente pa punë. E madhja inxhiniere topografe, ekselente, ka marrë burrë italian dhe s’kam hall për atë, e dyta për eksperte e Krimeve të Rënda, është ekselencë, gabova që nuk solla dipolomën, më vjen keq që truri i Shqipërisë po rri jashtë”.
Përgjigjja e Ramës: “Për vajzën topografe do ishim të lumtur, e ka marrë italiani atë, ka dalë më i squt se ne, ça të bëjmë tani, e dyta të shkojë e të konkurrojë sipas rregullave se kështu veprohet”.

ramakoka

qytetarjs2