Qytetarët bëjnë për ujë të ftohtë Ramën në Cërrik, kush i bëri lajka kryeministrit

Takim i tensionuar ka qenë ky i të shtunës në Cërrik për Kryeministrin Edi Rama.
Pas protestave në hyrje të qytetit, Rama është përballur me ankesat e qytetarëve në dëgjesën publike të llogari-dhënies.
Ankesa për investimet në Cërrik, papunësinë, shëndetësinë falas, privatizimin e pronave, kanë qenë disa nga problemet e ngritura në dëgjesën e sotme.
Kryeministri hera-herës iu ka ndërprerë fjalën qytetarëve, por jo vetëm kaq.
Një debat i tensionuar është zhvilluar në dëgjesë, mes një të riu 16-vjeçar i cili falenderoi Ramën për efektivitetin e platformës “Shqipëriaqëduam.al”, që sipas tij solli dritat e rrugës së fshatit.
Menjëherë të riut iu kundërvunë qytetarët që ndodheshin në dëgjesë. Ata i kujtuan të riut, problemet më madhore që ka Cërriku.
Replikat:
Qytetari 1: Kam një ngjarje me Shqipëriaqëduam.al. Para disa muajsh drejtova një ankesë për mungesën e dritave të rrugës. Mora zgjidhje menjëherë… Jam shumë i kënaqur. I gjithë fshati ynë ka drita në rrugë tani…
Qytetari 2: Ça thua mo? Atë hall kemi ne…
Rolin e arbitrit e mori vetë Rama i cili i tha njërit prej qytetarëve: Ça ke ti? S’të pëlqejnë dritat e rrugës ty? S’do drita rruge ti?
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Cërrik aty ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në kuadër të llogaridhënies.
Siç ndodhi paraditen e sotme në Elbasan, e njëjta gjë është përsëritur edhe në Cërrik. Rama është pritur me protesta.
Të rinj dhe banorë të tjerë të qytetit me pankarta në duar kanë kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama.

cccccc