PS nuk dënon dhunën ndaj gazetarit Kasmi, Fidel Ylli fyerje dhe shantazhe në Komisionin e Medias

Deputetët e PS nuk pranuan të dënojnë dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi në protestën e 26 majit. Kryeredaktori i RD, gazetari Bledi Kasmi dëshmoi në Komisionin e Medias dhunën që u ushtrua mbi të nga Policia gjatë protestës së opozitës, mirëpo deputeti i mazhorancës, Fidel Ylli nuk e ka pranuar dhunën dhe i është drejtuar opozitës me fyerje dhe akuz. Kryetarja e komisionit, Vokshi, nuk e ka lejuar të vazhdojë me fyerjet dhe shantazhet.

DEBATI
Ylli i drejtohet Boçit: Rrugaç je ti! Legen ti! Lëngaraq! Halabak! Ti je rrugaç ordiner! Që i pret fjalën kolegëve këtu!
Boçi: Mbylle ti mor! Fol tamam!
Vokshi: Luçi, të lutem tani! Kemi ardhur për tjetër gjë këtu! Jam unë me mikrofon, ti ule!
Ylli: Do flas si dua unë të flas! Jo si do ti! Shkrimet e këtij gazetari janë këto që ka nxjerrë këtu! Shikoje! Por vetëm i lirë nuk është ky!
Vokshi – deputetëve të PS: Ju lutem, mos bërtisni ju! Ku e gjeni more këtë arrogancë?!Çfarë jeni mor? Po thoni më mirë…Ofendime! O Fadil! Kujt po i bërtisni ju?! O Fadil, çfarë kujtoni ju se bërtisni? Kë shantazhoni? Nuk na shantazhoni dot, uleni zërin, mos bëni arrogantin, mos na kërcënoni! Me arrogancë nuk rrini dot në këtë komision! Uleni zërin!Ylli: Pse më ndërpreu? Çfarë i bëra? Foli 40 minuta!s’e ndërpreva fare!

Vokshi: Ylli, do të flasësh apo ta heq fjalën!
Ylli: Nuk ma heq dot fjalën! Në botë s’ma heq dot! Jo ti, po as Zoti s’ma heq dot fjalën!
Vokshi: Ta heq që ç’ke më të dhe ki kujdes me ato që flet! Vrasës është ai atje përballë!ai i ka vrarë të katërt! (drejton gishtin nga kryeministria)Shko gjeji atje, i ka vrarë ai! Jo t’i çonit mish për top! Ju i nxorët! Ai dha urdhër që do kalonte mbi trupa njerëzish!
Ylli: Katër ka vrarë qeveria juaj! Katër! U dënuan njerëz për ato vrasje!
Vokshi: Të të vijë turp që i thua këto! Ju e dirigjuat puçin, kërkojini ndjesë!
Ylli: Po për gazetarin? Çfarë t’i themi gazetarit?Çfarë t’i themi fatos Mahmutajt?! Garda e Republikës vrau katër veta!
Vokshi: Lëri këto, fol për dhunën aty!
Ylli: Po s’më lini ju, se ju djeg! Ju djeg! …Unë flas me fakte! Katër veta i vrau Garda e Republikës! Mos më trego fyerjen mua! Ti duhet të dish nj gjë që fjalët më të pista të miat…unë nuk fyej kurrë, po të më thuash ti mua halabak….Vjen dikush, nj gazetar për të bërë viktimën! Se mua më vjen shumë keq për atë!

Kasmi22 1