Protestuesi kuksian pëson infarkt në burg nga terrori psikologjik, reagon Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas publikimit të një lajmi se Florian Onuzi, 35 vjeç nga fshati Nange i Kukesit ka pesuar infarkt në burg. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, infarkti miokardi është shkaktuar nga terrori psikologjik i ushtruar ndaj tij me porosi direkte te Edvin Kristaq Urrejtjes.
Postimi i Berishës në Facebook
Infarkti i miokardit ne burg i Florian Onuzit te pafajshem, eshte nje krim i shemtuar shteteror!
Te dashur miq, mediat njoftojne se Florian Onuzi vjeç 35 nga fshati Nange i Kukesit ka pesuar infark miokardi nga terrori psikologjik i ushtruar ndaj tij me porosi direkte te Edvin Kristaq Urrejtjes.
Ky krim i shemtuar shteteror eshte mbajtur i fshehte nga autoret e tij, çka provon edhe nje here qarte se terrori i tyre mbi Florianin, absolutisht te pafajshem, eshte shkaku direkt i atakut ne zemer.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt barbarie, i uroj nga zemra Florianit sherim te plote dhe ju bej thirrje te gjithe qytetareve te Kuksit dhe mbare Shqiperise te krrejme nje minute e me pare nga pushteti kalbesiren e Edvin Kristaq Urrejtjes! sb