Policia arreston tre të rinjtë që ngritën dronin me banderolën mbi podiumin ku qëndronte Rama

Policia e Vlorës ka arrestuar tre të rinjtë që ngritën dronin me banderolën mbi podiumin ku qëndronte kryeministri Edi Rama në Orikum.
Partia Demokratike ka siguruar foto dhe video nga shoqërimi i tre të rinjve të FRPD në polici. Në video shfaqet një efektiv policie që qëndron pranë të rinjve që kanë ngritur dronin.
Ai dëgjohet teksa bën një bisedë në telefon dhe me sa duket flet me shefin duke i raportuar. “O kapo, këtu direkt në krah të kësaj, janë nja 3-4 veta as 3-400 metra”, dëgjohet polici.auto a8747f8a 35b9 4c6d 802f cd6ccda6fce61528224275
Më pas të rinjtë janë shoqëruar dhe pas verifikimeve ata janë lënë të lirë, bëri të ditur PD. Emrat e të shoqëruarve janë Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.
Ata ngritën një dron me një banderolë gjatë kohës që kryeministri Rama hapte sezonin turistik në Orikum, ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga deputetët dhe ministrat. Të zgjedhë ndonjë dhe Populli”.
Rama ndodhet atje për të prezantuar strategjinë për turizmin, por teksa ka parë droning me parrullën gjgante e ka humbur toruan para të pranishmëve.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha. Në një postim në Facebook Berisha shkruan se, Kryekumbar Rama dhe Kumbar Xhafa priten ne Vlore siç e meritojne!
“Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike e kanë pritur me proteste Edi Ramen dhe Fatmir Xhafen ne Vlore. Ata kanë hedhur një dron me një pankartë ku shkruhej: “Mjaft i zgjodhi mafia dhe droga ministrat, ta zgjedhë edhe një populli”!, shkruan Berisha.