Në tunele mbi 100 ton kanabis, denoncimi i ish-drejtuesit të policisë, Hajdari

Shoqata e Policëve të liruar gjatë viteve 2013-2018, ka zhvilluar një protestë para Ministrisë së Brendshme.
Policët e liruar kërkojnë dorëheqjen e ministrit Xhafaj ose përfshirjen e tij në procesin e Vettingut.
Në një prononcim për mediat, kreu i Shoqatës, Aleks Hajdari, ka thënë se drejtuesit e Policisë janë të lidhur me krimin dhe trafikun e drogës.
Ish-kryepolici i qarkut Durrës, tashmë i liruar nga detyra ka paralajmëruar se kjo shoqatë do të përshkallëzojë protestat.
“Dy ministra të Brendshëm të lidhur me drogën. Drejtuesit e policisë janë të inkriminuar, kanë lidhje me trafikun e drogës. Shqipëria, korridor i kalimit të drogës në BE. Kemi një ministër, Fatmir Xhafën. Vëllai i ministrit i dënuar me 7 vite burg. Kërkojmë që Xhafaj t’i nënshtrohet Vettingut. Kush do e bëjë Vettingun? Fatmir Xhafaj? Procesi bëhet i pabesueshëm. Nëse kërkesat tona s’do merren parasysh, ne do t’i përshkallëzojmë protestat.“-ka thënë Hajdari.
Hajdari ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit. Pak metra larg zyrës së ministrit,
Hajdari ka thënë para mediave se në tunelet e vendit tonë janë depozituar mbi 100 tonë kanabis.
“Sasia e kanabisit që u mboll gjatë viteve të fundit, përballon të furnizojë Europën e për disa vite. Disa tonë kanabis janë gjendje në tunele për t’u transportuar. S’ka ofertë, s’ka as prodhim. Iu siguroj se nevoja e tregut jashtë për kanabis është mbi 100 tonë, mjafton për mbi 3-4 vite. Policia nuk ndërhyn pasi drejtuesit e policisë janë të lidhur, kanë marrë 30 përqindshin.”-ka thënë Hajdari.