Në Shqipërinë e Ramës më kollaj gjen drogën se sa ushqimet dhe ilaçet

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas përplasjeve të Ramës me qytetarët e Cerrikut. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se, Ramën e gozhdojnë militantët. “Në Shqipërinë e Edvinit më kollaj e më lirë gjen drogën se ushqimet dhe ilaçet”, shkruan Paloka.ramakoka
Postimi i Palokës në Facebook
Rama nuk po ja del dot më as me militantët që i mbledh partia për shfaqjen e “llogaridherjes”.
I mësuar të lëshojë mufka e të mashtrojë pa i reaguar askush, lideri magjepsës po provon dhe kupton çdo ditë se me mufka e mashtrime nuk mund të mbajë më as militantët sepse në fund të fundit dhe ata kanë nevojë të punojnë, të ushqehen e të marrin shërbim shëndetsor.
Sot në Cerrik (bastion i PS), ju desh të përplasej me realitetin siç ja paraqitën militantët e partisë së tij e jo “kazani”. E si gjithnjë, kur nuk i pëlqen të dëgjojë të vërtetat, bëri cinikun dhe arrogantin.
I thanë se nuk përballonin dot ilaçet dhe lideri ju a kthehu se, “po kërkonin qiqra në hell…”
Sigurisht, në Shqipërinë e Edvinit më kollaj e më lirë gjen drogën se ushqimet dhe ilaçet.

‘Rama shqetësohet për ata të gabimeve ‘të vogla’, përdhunimeve në grup apo trafikut të kokainës’
Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho ka reaguar ndaj qëndrimeve që ka mbajtur sot në Elbasan dhe Cerrik, kreu i Qeverisë, Edi Rama, duke filluar nga mënyra si u përball me protestën që e priti e deri tek përgjigjet arrogante për qytetarët.
“Qëndrimet e njëpasnjëshme të Edi Ramës për sjelljen e Policisë, deklaroi Spaho, janë skandaloze dhe të papërgjegjshme, janë qëndrime që nxisin dhe mbrojnë dhunën ndaj kujtdo që është kritik ndaj tij, qytetarë, gazetarë, opozitarë, intelektualë, artistë.
Një kryeministër duhet të marrë seriozisht çdo shqetësim publik të çdo qytetari. Por Edi Rama është aty jo si kryeministri i njerëzve as madje i socialistëve të thjeshtë, por si garantori i krimit dhe oligarkëve me të cilët plaçkit shqiptarët dhe pasurohet vetë. Prandaj nuk i bëhet vonë as për kuksianët e varfër në burg, as për pacientët pa ilaçe, as për fëmijët pa përkrahje.
I vetmi rast kur ai shqetësohet është kur i preken kriminelët e tij të dashur, nga Rroshi te Tahiri te Xhafa, të cilët i përkëdhel si njerëz të mirë që kanë bëra gabime “të vogla” nga papjekuria e rinisë si përdhunime në grup minorenësh dhe trafik ndërkombëtar kokaine.
Me kriminelët e ka lidhur fatin, ndaj edhe mentaliteti dhe gjuha e tij publike nuk ka më asnjë ndryshim nga ajo e të banditëve, e mbushur me batuta banale të denja për kriminelët më katër klasë shkollë.
Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Shqiptarët dhe Europa po ja numërojnë orët mbrapsht. Kapitulli i krimit e korrupsionit të Ramës po shkon drejt fundit. Shqiptarët bashkë me opozitën në krah do ta mbyllin këtë kapitull dhe bashkë do hapim kapitujt e ekonomisë, punës, arsimit, shëndetësisë dhe jetës më të mirë e shpresës për çdo shqiptar që e do Shqipërinë si gjithë Europa”.